PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Puna e "zeze", tatimoret aksion ne bllok


E Shtune, 19 Prill 2008

T'i shmangesh pageses se sigurimeve shoqerore po behet gjithnje me e veshtire. Masave dhe udhezimeve te Ministrise se Financave po u bashkengjiten aksionet e tatimoreve, te cilet dje inspektuan linjat e biznesit ne lagjen e ish-Bllokut ne kryeqytet, ku zbuluan 19 punonjes pa sigurime. Operacioni eshte perqendruar ne rruget "Deshmoret e 4 shkurtit ", "Nikolla Tupe" dhe "Ismail Qemali". Sipas burimeve zyrtare ne tatime, ky aksion konsistonte ne verifikimin e numrit te punonjesve te deklaruar ne skemen e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, ne regjistrimin e ketyre subjekteve ne organin tatimor, si dhe nese ishin te pajisur me pullen e Ministrise se Financave per mallrat e akcizes. Por kryesisht aksioni kishte qellim kryesor te shmangte punen e zeze. Gjate inspektimeve, ne rreth 95 subjekte jane gjetur parregullsi ne te gjitha drejtimet, per te cilat u ushtrua kontrolli. Ne fund te kontrollit rezultuan 19 persona te padeklaruar ne skemen e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Sipas ligjit, gjoba per personat e paregjistruar eshte 10 mije leke te reja per person, duke shenuar nje total prej 190000 leke te reja. Gjithashtu, u bllokuan dy subjekte te paregjistruara. Nga kontrolli rezultoi nje sasi vere dhe paketa cigaresh pa pullen fiskale te Ministrise se Financave. Kjo sasi vere dhe cigaresh u konfiskuan nga Policia Tatimore, duke u shoqeruar me gjoben e akcizes se fshehur. Gjoba e percaktuar sipas ligjit eshte sa dyfishi i cmimit te tregut sipas listes se cmimeve te afishuara.








Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika