PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Greket, planifikojne TEC 800 MW ne Shqiperi


E Premte, 18 Prill 2008

Blerina Hoxha

Korporata Shteterore e Energjise greke (PPC) ne bashkepunim me kompanine gjermane RWE kane hyre ne bisedime per ndertimin e nje termocentrali ne Shqiperi 500-800 MW. Lajmi eshte bere i ditur dje nga agjencia e lajmeve Reuters. Marreveshja ndermjet kompanive per investimin ne fjale pritet te mbyllet ne fund te ketij muaji. Korporata Publike e Energjise eshte duke kerkuar partnere qe te ndihmoje ne shtrirjen e kompanise ne Evropen Juglindore. Ketij qellimi i ka sherbyer bashkepunimi me kompanine gjermane RWE. Nderkohe marreveshja pritet te mbyllet ne mbledhjen e bordit te drejtoreve te dy kompanive me 22 prill. Marreveshja do te kete ne fokus nje bashkepunim, e cili do te synoje ndertimin e nje Termocentrali ne Shqiperi 500-800 MW", tha shefi ekzekutiv i kompanise greke te energjise, Takis Athanasopoulos, i cili e ka shpalosur planin ne nje konference per gazetaret. Ne kete bashkepunim per investimin ne Shqiperi gjermanet e RWE do te zoterojne 51 per qind te aksioneve, 39 per qind do t'i kene greket dhe kompania e cimentos, Titan, qe aktualisht po operon ne Shqiperi do te kete 10 per qind te aksioneve te mbetura. Investimi pritet te behet nepermjet formes koncensionare. Sipas ligjit aktual, koncesionet, e drejta e shfrytezimit jepet per nje periudhe 30-vjecare me te drejte rinovimi. Produkti qe prodhohet nga marreveshja koncensionare eshte prone e kompanise qe ka fituar te drejten e shfrytezimit, ndersa shteti shqiptar perfiton nepermjet formes se investimit, rrit numrin e te punesuarve dhe vjel taksat per buxhetin e shtetit. Prodhimi i energjise si nepermjet termocentraleve dhe hidrocentraleve po terheq gjithnje e me shume investitore, per shkak se cmimi i energjise ka pesuar rritje ne tregjet nderkombetare. Ne kete aspekt, ligji i ri i koncesioneve ka dhene tashme efektet e veta pozitive, si ne terheqjen e investitoreve te fuqishem ne ndertimin e burimeve energjetike.

Energjia, investimet e planifikuara

Qeveria shqiptare ne strategjine e zhvillimit te sektorit te energjise elektrike i ka planifikuar investimet totale ne sektorin e energjise elektrike ne periudhen 2007-2020 rreth 1,6 miliarde euro, nga te cilat rreth 970 milione euro, ose 60% i takon gjenerimit, dhe 670 milione euro, ose 40% transmetim-shperndarjes. Nga objektet me te rendesishme gjeneruese, qe parashikohet te ndertohen gjate kesaj periudhe mund te permendim TEC-in e Vlores, Rehabilitimin e TEC-it te Fierit, ndertimin e 3 hidrocentraleve te medhenj mbi lumin Devoll, ndertimin e hidrocentralit te Bushatit e Skavices, ndertimin e disa hidrocentraleve mbi lumin e Vjoses etj.










Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika