Marka "Esprit" mberrin ne QTU
E Premte, 18 Prill 2008
Te shkosh ne Qendren Tregtare Univers, nuk do te thote te perjetosh gjithnje te njejtin emocion. Ato behen te larmishme, sikurse edhe markat qe kjo qender sjell cdo dite ne sherbim te klienteve. Kesaj here, Qendra Tregtare Univers i ka uruar mireseardhjen ne menyre shume te vecante markes se mirenjohur "Esprit". Hapja e dyqanit me te ri ne QTU ka nisur me trokitje gotash me shampanje, e cila me siguri do te jete e pranishme edhe pas shume vitesh per te festuar suksesin e kesaj marke. Teksa sheh produktet e servirura ne dyqanin me nje siperfaqe rreth 400 metra katrore, e para gje qe te shkon ne mendje eshte se Qendra Tregtare Univers nuk resht se surprizuari klientet me shijet dhe nivelin e produkteve qe ofron.
Ceremonia
Ceremonia e hapjes se ketij dyqani ishte konceptuar ne menyre shume intime. Punonjesit e "Esprit" ,por edhe menaxherja Francoise Brule i kane uruar njeri-tjetrit suksese ne mbarevajtjen e punes, ndersa me pas kane ftuar edhe klientet qe "t'i hedhin nje sy" produkteve te markes me te vertete, sic do te shprehej menaxherja Brule. Nje nga dyqanet me te medha ne QTU, i cili ofron shumellojshmeri, stil, cilesi, veshje "casual" per femra dhe meshkuj dhe aksesore te ndryshem, duke filluar nga cantat, kuletat, rripat, kapelat etj. Cilesia dhe stili jane vecorite kryesore qe te bien ne sy sa hyn dhe e prek kete marke. Sipas punonjesve te ketij dyqani, aty gjendet edhe linja EDC per vajzat adoleshente, gjithmone te kohes dhe qe deshirojne stilin e vecante dhe ngjyrat e shumellojshme. Ne nje dyqan kaq gjigant eshte e veshtire qe asnje njeri te mos gjeje veten ne te. Por, nuk mbaron me kaq.
"Esprit"
"Esprit" pasi ka shetitur ne rreth 40 vende te botes, me ne fund dje mberriti ne Shqiperi. Ajo daton qe nga viti 1968. Grupi ofron 12 linja produktesh, ku perfshihen veshje per femra, veshje per meshkuj, veshje per femije, veshje per te rinj dhe gjithashtu kepuce dhe aksesore. Ajo eshte prezent ne me shume se 640 dyqane te menaxhuara drejtperdrejt dhe me shume se 12 mije pika shitjesh ne te gjithe boten, duke zene nje siperfaqe afersisht 817 mije meter katrore. "Esprit" gjithashtu operon ne treg edhe me produkte kozmetike, per kujdesin ndaj lekures dhe per kujdesin e trupit.
"Etam", nje marke edhe per te brendshmet
Dyqani "Etam" eshte nje nga dyqanet e reja, por edhe me shume cilesi qe i eshte shtuar rrjetit te dyqaneve ne Qendren Tregtare Univers. Pervec dyqanit "Etam" qe ofron veshje nga me modernet dhe aksesore, nga e njejta marke eshte edhe dyqani Etam Lingerie, me te brendshme. Keto dyqane vendosen perkrah dyqaneve te tjera me marka te njohura si Geox, Sixty, MExx, Prenatal, Springfield etj., te cilat permbushin me se miri kerkesat dhe nevojat e nje game te gjere klientesh.