 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Te drejtat e autorit, tatimoret ne aksion
E Enjte, 17 Prill 2008
Drejtoria e Policise Tatimore ushtroi dje kontrolle ne 10 subjekte riprodhuese dhe tregtuese te CD-ve dhe DVD-ve, per verifikimin e zbatimit te legjislacionit tatimor dhe ate te se drejtes se autorit. Sipas burimeve zyrtare, jane sekuestruar kaseta ne shtepite diskografike, si "Supersonik", "Superstar", "Sky", "Number one", "Hollivud" etj., te cilat shfrytezoheshin pa lejen e autorit. Sipas burimeve zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, gjate kontrolleve jane verifikuar rreth 10 subjekte riprodhues dhe tregtues te CD-ve dhe DVD-ve me muzike, filma te ndryshem dhe softe informatike, ku jane konstatuar shkelje, si riprodhim dhe tregtim pa pasur te drejten e autorit, si dhe mos deklarim te prodhimit dhe shitjeve ne organin tatimor. Te njejtat burime bene te ditur se per kete arsye u vendosen gjobat perkatese nga inspektore tatimore edhe u mor masa e sekuestros per produktet e padeklaruara ne organin tatimor. Aksione te perbashketa jane organizuar gjithashtu edhe neper lokale dhe ambiente te ndryshme ne Tirane, ku transmetohet muzike pa paguar detyrimet qe rrjedhin nga ligji nr. 9380 date 28.4.2005. Te gjitha subjektet e gjetura ne shkelje te ketij ligji jane gjobitur sipas ligjit dhe u eshte kerkuar qe menjehere te nenshkruajne kontratat perkatese me shoqatat e administrimit kolektiv te se drejtes se autorit. Dite me pare jane ndermarre aksione per kontrolle te tilla, ne rrethet Tirane, Shkoder dhe Durres, ku rreth 20 subjekte jane gjetur me shkelje ne kuptim te ligjit per te drejten e autorit dhe per kete arsye ato jane penalizuar me gjoba perkatese, sipas parashikimeve ligjore te ligjit. Gjithashtu, jane bere edhe sekuestrime te CD-ve dhe DVD-ve, te cilet jane riprodhuar pa marre te drejten e riprodhimit dhe tregtimit nga autori. Burimet thane se inspektoret tatimore jane te vendosur te vazhdojne ne menyre permanente aksione te tilla per te ndaluar piraterine dhe informalitetin per sa i perket mbrojtjes te se drejtes te autorit, qe eshte edhe nje nga kushtet e Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit.
Ulet taksa e mbrojtjes se prones intelektuale
Ne saje te nje vendimi te Keshillit te Ministrave, regjistrimi i prones intelektuale prane Zyres Shqiptare per te Drejtat e Autorit", kushton me pak. Nga 3 mije leke tani intelektualeve per regjistrimin e veprave te tyre do t'ju duhet te paguajne vetem 1 mije leke. Kjo pas ne saje te nje argumentimi qe behet edhe ne relacion, nje autori qe i duhet te regjistroje te drejten e tij per 10 apo edhe 20 vepra letrare te krijuara prej tij, shuma qe i duhet te paguaje per regjistrimin kap shifra te konsiderueshme. Ndaj edhe propozimi per ndryshimin e tarifave per sherbimet qe ofron zyra eshte miratuar. Ulje te tarifes ka pasur edhe per regjistrimin e subjekteve qe ne veprimtarine e tyre prekin te drejtat e autorit, te shkoje nga 10 mije leke ne 1 mije leke. Kjo tarife e larte regjistrimi duket se ka ndikuar edhe ne regjistrimin e subjekteve qe ushtrojne veprimtari ne fushen e perdorimit te produktit intelektual. Numri i tyre i regjistruar deri tani prane ZSHDA-se, eshte vetem 26.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Shqiperia, TEC me qymyr ne Kosove
- Kosove-Shqiperi, marreveshje e vjeter per energjine
- Mungesa e burses, 647 mije aksione ne treg te zi
- Dollari avancon kater pike ndaj euros
- Biznesi, gjobe 5 mije leke
- Transporti, lejet kalojne te bashkite
- INSIG, "gjiganti" humb edhe dy vende ne treg
- Turizmi, rritet interesi per fluturime nga Rinasi
- Amnisti fiskale per biznesin
- Inflacioni, pagat rriten ne korrik 15-20%
- Kriza e cmimeve, ja zanafilla
- Qeveria i kerkon biznesit te rrise pagat
- Procedurat tatimore, debat per hetimin nga inspektoret e Tatimet
- Libani shfaq interes per privatizimin e ARMO-s
- “Kriza e cmimeve, reforma ne bujqesi”
|
|