PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

USD, renie historike, dje 62 cent


E Enjte, 17 Prill 2008

Valuta amerikane ka njohur dje renien me te madhe historike ne tregun nderkombetar, duke u kembyer vetem me 62 cent. Lideri i valutave boterore, ka pesuar dje renien me te madhe qe nga viti 1950 ne kembim me dollarin kanadez, kembimin me te ulet te 26 viteve te fundit me paundin britanik dhe po keshtu zhvleresimin me te larte te 23 viteve me dollarin australian. Ndersa ne raport me euron, kembimi i USD eshte ne nivelin me te ulet qe para se euro te dilte si monedhe fizike ne tregje. Analistet thone se, nje dollar i ulet ndihmon thithjen e investimeve ne SHBA dhe rritjen e eksporteve. Renia e USD eshte nje perfitim per disa kompani amerikane te tilla si: McDonald's Corp, pasi te ardhurat e tyre, te shprehura ne dollare, pesojne rritje. Kompanite evropiane nderkohe do te ndeshen me problemet e eksportit te mallrave te tyre. Pak dite me pare, vendet e G7 kane kerkuar politika mbeshtetese per forcimin e dollarit.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika