PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Porti i Durresit ne skaner per kontrabanden


E Merkure, 16 Prill 2008

Kontrabanda ne Portin e Durresit do te jete e veshtire pas dites se djeshme. Nje skaner me rreze X do te verifikoje gjithcka qe nje importues nuk e deklaron ne ngarkesen e tij. Skaneri ka kushtuar 3 milione dollare dhe eshte instaluar ne ambientet e Portit te Durresit ne pranine e Kryeministrit Sali Berisha. Vec te tjerash, venia ne funksionim e kesaj pajisjeje me vlere, pritet te forcoje ne menyre te ndjeshme sigurine dhe mbrojtjen ne zonen portale dhe ne korridoret e levizjes se kontejnereve dhe te automjeteve nga porti i Durresit. Dogana e Durresit eshte me e madhja ne vend, nga e cila kalon shumica e mallrave te importit, e per rrjedhoje edhe kontrabanda eshte me madhe ne kete pike doganore. Kryeministri Berisha tha se "qeveria do te mbeshtese te gjitha nismat qe synojne rritjen e efikasitetit ne dogana, ndersa kerkoi nga drejtuesit e saj me shume perpjekje per aftesimin e punonjesve ne kushtet e shfrytezimit te pajisjeve moderne. "Berisha vleresoi veprimtarine e doganave dhe tatimeve, "te cilat i japin vendit cdo vit nje buxhet te ri suplementar". Drejtori i Pergjithshem i Doganave, Perparim Dervishi, tha se kjo dite shenon nje etape te re per administraten doganore. Ai tha se, "perpunimi i deklaratave doganore on-line, do t'u jape mundesi operatoreve te biznesit te bejne ne menyre te pavarur perpilimin e deklarates doganore, duke shpejtuar levizjen e mallrave dhe duke reduktuar shpenzimet". Kostot financiare te skanerit i ka perballuar qeveria kineze. Sipas kreut te Doganave, Dervishi, "javen e ardhshme do te fillojne punimet per ndertimin e nje dogane te re ne Murriqan, ne kufirin me Malin e Zi, ndersa me pas i njejti projekt do te realizohet edhe ne Qafe Bote (Sarande) ne kufirin me Greqine. Ambasadori i RP te Kines, ne Tirane, Vang Jung Ling, tha "se qe nga viti 1999, qeveria kineze ka financuar mbi 10 milione dollare per sistemin e furnizimit me uje te pijshem dhe per shkollat 9-vjecare ne Shqiperi". Zevendesministri i Financave, Florian Mima dhe ambasadori kinez, Vang Jung Ling, firmosen me pas protokollin e marrjes ne dorezim te aparatures, qe mundeson kontrollin me rreze X te kontejnereve dhe automjeteve te renda ne lufte kunder trafiqeve te paligjshme te armeve, te droges, armeve konvencionale, materialeve radioaktive, si dhe ne parandalimin e trafikut njerezor. Aparatura dhe pajisjet e saj, jane instaluar nga firma kineze "Nuctech", ne sheshin e perpunimit te kontejnereve te Portit Detar te Durresit. Instalimi i sistemit te skanereve per kontrollin e automjeteve dhe kontejnereve do te forcoje njekohesisht kontrollin e sigurise ne deget doganore kufitare me fluks te madh tregtar.

Skaneret, nje praktike nderkombetare

Skaneret me rreze X jane nje praktike e njohur ne veprimtarine e doganave te Perendimit. Me se shumti, kjo lloj pajisjeje perdoret nga doganat per te eliminuar kontrabanden gjate importit te mallra. Ato zakonisht instalohen ne pika doganore me veprimtari te madhe tregtare. Ne Itali, pajisja me rreze X eshte instaluar ne Portin e Barit, por jo ne ate te Brindisit. Per shkak se Porti i Barit perpunon nje volum te larte tregtar. Sipas projektit te doganave, instalimi i skanereve do te vijoje edhe ne pikat e tjera doganore te vendit. Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ka ne misionin e saj pervec grumbullimit te te ardhurave per buxhetin e shtetit edhe mbrojtjen e konsumatoreve nga mallrat kontrabande. Ketij misioni i sherben edhe instalimi i skanereve per kontrollin e ngarkesave te medha ne pikat doganore.



Qe prej vitit 2000 ne pikat doganore shqiptare ka nisur projekti i informatizimit te veprimtarise doganore (ASYCUDA). Ky eshte nje sistem modern i perpunimit te te dhenave gjate procesit te zhdoganimit, duke sjelle zhdoganimin me te shpejte te ngarkesave. Gjithashtu, ku sistemi ka permiresuar kontrollin mbi te ardhurat dhe ofron informacion te sakte dhe te azhurnuar per tregtine e mallrave. Ne vitin 2007 perfundoi shtrirja e sistemit informatik Asycuda++ ne te gjithe sistemin doganor si dhe filluan procedurat per migrimin e sistemit aktual ne nje version me te avancuar ne ASYCUDA WORLD (on-line) qe do behet operativ ne vitin 2008. Sistemi i automatizuar i perpunimit te te dhenave doganore eshte nje program kompjuterik i zhvilluar nga Konferenca e Kombeve te Bashkuara per Tregti dhe Zhvillim qe perdoret aktualisht ne mbi 80 vende te botes. Avantazhet e sistemit qendrojne ne perpunimin automatik te deklaratave doganore, qe nga momenti i regjistrimit dhe deri te pagesa, kryerjen unike te procedurave doganore ne te gjitha deget, lidhjen e degeve doganore me qendren.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika