Monopolet, biznesi nuk bashkepunon
E Hene, 14 Prill 2008
Bashkepunimi me biznesin perben nje nga hallkat kryesore qe ndikon direkt ne zhvillimin e qendrueshem te ekonomise dhe luften ndaj monopoleve tha be nje interviste per ATSH-ne, Kryetarja e Autoritetit te Konkurrences, Lindita Milo, u shpreh ne nje interviste per ATSH-ne. Sipas saj, deri tani ky bashkepunim nuk ka qene ne nivelin e duhur. Milo mendon se, biznesi shqiptar nuk njihet sic duhet me ekzistencen e nje ligji te vecante, qe siguron mbrojtjen e konkurrences, duke vendosur barazine ne treg.
"Ne jemi te hapur qe te presim denoncimet nga cdo grup biznesesh apo dhe biznese te vecanta, pasi te gjitha i cojme ne instancat e duhura, qe kane te drejte ligjore per t'u marre me to", tha Milo. Sipas saj ka nje problem, qe lidhet me kete funksion, pasi jane vete shoqatat e biznesit, te cilat nuk e shikojne Autoritetin e Konkurrences se Lire si nje partner. "Na ndodh qe kur ne kerkojme nje informacion qe lidhet me abuzimet potenciale, shoqatat e biznesit mbyllin dyert e tyre. Dhe kjo do te thote se ne keto raste, nuk kemi te bejme me shoqata biznesi, te cilat mbrojne ne menyre te drejtperdrejte konsumatoret, por ndofta, kemi te bejme me shoqata, qe krijojne mundesi per te siguruar marreveshje" shtoi ajo. Milo u ben thirrje te gjitha shoqatave te biznesit per te bashkepunuar, pasi shteti po funksionon me ligjet e veta, ashtu sikurse dhe vete tregu kerkon mekanizmat e tij. "Ne kemi studiuar ne disa sektore me ndjeshmeri per publikun sikurse jane tregjet e karburanteve dhe te telefonise se levizshme. Por do te vazhdojme te punojme dhe me cdo treg, ne te cilin te kete manifestime te nje konkurrence te pandershme.", tha Milo. Autoriteti i Konkurrences, si nje nga institucionet publike te angazhuara ne menyre te drejtperdrejte ne funksionimin e mekanizmave te tregut, synon mbrojtjen e konkurrences ne tregun e brendshem nga shtremberimet e praktikat anti-konkurruese, duke kontribuar per nje ekonomi te lire dhe funksionale te tregut. Por ne vetvete, zbatimi i ligjit per mbrojtjen e konkurrences dhe i politikes se konkurrences shtron si domosdoshmeri krijimin e nje ambienti te favorshem per zhvillimin e aktivitetit te ndermarrjeve publike dhe private dhe njohjen e zbatimin e rregullave te qarta te lojes. Konkurrenca reale dhe e forte eshte dhe mbetet "kyci" per vete konkurrueshmerine e ekonomise, pasi permes konkurrences, sigurohet rritja e produktivitetit, tha Milo.