 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
"Hendeku" tregtar, 600 milione euro
E Hene, 14 Prill 2008
Ekonomia vendase eshte duke thelluar deficitin tregtar nga muaji ne muaj. Ne fund te periudhes tre mujore "hendeku" ndermjet importeve dhe eksporteve shenoi 72 miliarde ose 600 milione euro. Eksportet gjate tremujorit te pare te ketij viti arriten ne 26 miliarde leke me nje rritje vetem 3 miliarde leke krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar me nje rritje 13%. Ndersa importet shenuan 97.9 miliarde leke ose rreth 800 milione euro, me rritje 13 per qind ne krahasim me tremujorin e pare te 2007. Vetem per muajin mars deficiti tregtar eshte thelluar me 200 milione euro. Pasi ne fund te shkurtit treguesi ishte 400 milione euro.
Tregtia e jashtme e Shqiperise pritet te permbyllet me nje deficit mbi 3.5 miliarde dollaresh ne fund te vitit 2008. Parashikimet ne lidhje me kete ecuri qe thellon ne menyre te metejshme bilancin tregtar te vendit e ka bere Qendra per Tregti Nderkombetare (ACIT). Volumi tregtar pritet te rritet me 16 % kete vit. Keshtu shqiptaret do te blejne dhe do te shesin rreth 6 miliarde dollare mallra me vendet e tjera. Eksportet parashikohet te arrijne nje vlere monetare prej 1.3 miliarde dollare ne fund te vitit 2008, duke mbuluar 27 per qind te importit. Edhe kete vit eksportet pritet te rriten me ritme me te larta se te importeve. Sipas ACIT importet pritet te zgjerohen me nje mesatare 15 per qind duke arritur nje vlere monetare 4.8 miliarde dollare. Niveli me i larte i eksporteve parashikohet te arrije gjate tremujorit te trete te vitit 2008. Ndersa gjate 2007 deficiti i tregtise me jashte ka thyer te gjitha rekordet duke shenuar ne fund te vitit 2007 rreth 2.3 miliarde euro nga 1.6 miliarde euro qe ka qene ne fund te vitit 2006. Ndersa tregtia me vendet e Bashkimit Evropian zuri 64.6 per qind. Partneret kryesore tregtare vazhdojne te jene Italia dhe Greqia. Me Italine eksporti eshte 81 per qind dhe importi 44.5 per qind, kurse me Greqine, eksporti eshte 10 per qind dhe importi 22.4 per qind. Disa nga partneret tane tregtare me te cilet eksporti dhe importi eshte rritur, jane: per eksportin, Greqi, Kroaci, Kine, etj, dhe per importin, Turqi, Austri, Itali, Rusi, etj.
2007, deficiti 2.3 miliarde euro
Deficiti i tregtise me jashte ka thyer te gjitha rekordet duke shenuar ne fund te vitit 2007 rreth 2.3 miliarde euro nga 1.6 miliarde euro qe ka qene ne fund te vitit 2006. Ne fund te muajit dhjetor, ekonomia vendase harxhoi per importin e mallrave me jashte vendit rreth 3.1 miliarde euro, ndersa perfitoi 844 milione euro nga eksporti i mallrave, duke rezultuar me nje deficit tregtar 2.3 miliarde euro.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Amnisti fiskale per biznesin
- Inflacioni, pagat rriten ne korrik 15-20%
- Kriza e cmimeve, ja zanafilla
- Qeveria i kerkon biznesit te rrise pagat
- Procedurat tatimore, debat per hetimin nga inspektoret e Tatimet
- Libani shfaq interes per privatizimin e ARMO-s
- “Kriza e cmimeve, reforma ne bujqesi”
- “Energjia, krizat mbarojne para vitit 2009”
- Tirane-Prishtine, gati projekti
- Borxhi, shqetesohen ekspertet
- Fiera Del Levante, 3 dite ne sherbim te konsumatoreve
- Puna e "zeze", tatimoret aksion ne bllok
- Kredi 100 milione euro, Albtelekom nis nga e para
- BERZH, dy here me shume investime ne 2008-en
- Italianet studiojne qendrat potenciale te turizmit
|
|