Matura, 30% zgjedhin anglishten
E Marte, 15 Prill 2008
Luljeta Ndoka
Lenia ne dispozicion te anglishtes e koeficientit me te larte, e ka dhene efektin menjehere. Rreth 30 per qind e maturanteve kane shenuar ne formularin A1, si lende te preferuar gjuhen angleze, ndersa lenda tjeter eshte "prenotuar" ne baze te profilit ku maturantet jane ndier me te zote. Fakti qe nje pjese e konsiderueshme kane zgjedhur lenden me koeficient me te larte, e rrit edhe konkurrencen mes maturanteve. Duke qene se te gjithe po tentojne te kapin sa me shume pike, atehere ata do ta kene me te veshtire te fitojne mes tyre.
"Rrengu"
Me hir a pahir, maturantet jane detyruar qe te zgjedhin lenden e anglishtes ne formularin A1, per ta konkretizuar me pas me formularin A2. Duke pasur koeficientin me te larte, kjo gjuhe e huaj ka qene ne shenjester te maturanteve, te cilet jo te gjithe jane ne nivelin maksimal te dijeve. Shume prej kandidateve per ne shkolla te larta, mesohet t'u jene futur kurseve, me qellim perfeksionimin e dijeve aktuale, ne menyre qe te dalin sa me mire ne provimin me zgjedhje te anglishtes. Sipas Ministrise se Arsimit, sivjet eshte rritur ndjeshem numri i maturanteve qe synojne te fitojne shkollen e larte permes ketij truku: atij te anglishtes. Keshtu, ne krahasim me vjet, kerkesa per anglishten sivjet paten 120 per qind rritje. E thene ne shifra, sivjet e kane zgjedhur lenden e anglishtes rreth 8700 maturante, nga 30 mije gjithsej ne te gjithe vendin. Ndersa vjet, nje lende te tille e kane kerkuar rreth 7 mije maturante.
Rritja
Nje vit me pare, kete provim e dhane rreth 22 per qind e maturanteve, te cilet iu nenshtruan provimeve me zgjedhje. Sipas Ministrise se Arsimit, rritja e numrit te maturanteve qe do te japin provim anglishten eshte nje nga efektet e matshme te nismes "Shqiperia Anglofone", lancuar nga ministri Pollo, ne maturen e vitit te kaluar. Kjo nisme favorizon ata kandidate qe jane shume te mire ne anglisht, nje mekanizem qe te rinjte te mesojne anglishten, apo ta kene te pakten gjuhe te huaj te dyte, per te qene sa me kompetitive ne tregun global te punes. Kandidatet e tjere, qe nuk kane nje anglishte te mire, apo jane njohes te nje gjuhe tjeter te huaj, nuk jane te diskriminuar. Ashtu si edhe vitet e kaluara, ata duhet te zgjedhin lendet ku jane me te afte dhe qe jane zgjedhur me teper nga fakultetet qe duan te ndjekin, per shkolle te larte. Ndersa ne maturen e vitit 2006, kete lende e zgjodhen vetem 11 per qind e maturanteve, te cilet aplikuan per t'u bere pjese aktive e shkollave te larta.
Kandidatet qe nuk njohin anglishten
Sipas Ministrise se Arsimit, kandidatet per ne shkollat e larta qe nuk njohin anglishten, apo nuk e dine si c'duhet, nuk duhet te ndihen te diskriminuar. Ashtu si edhe vitet e kaluara, ata duhet te zgjedhin lendet ku jane me te afte dhe qe jane zgjedhur me teper nga fakultetet qe duan te ndjekin, per shkolle te larte. Ne kete menyre do te kene me shume shanse per te fituar.