Ndryshimi, miratohet ligji per OFN-te
E Marte, 15 Prill 2008
Hapet rruga e sistemeve te reja te komunikimeve elektronike. Dje, Komisioni per Veprimtarite Prodhuese, miratoi nen per nen projektligjin "Per komunikimet elektronike". Ne ndryshim nga ligji aktual, projektligji parashikon nje analize te tregjeve dhe percaktimin e sipermarresve me Fuqi te Ndjeshme ne Treg (AMC, Vodafone, Eagle Mobile, Albtelekom), si edhe vendosjen e detyrimeve perkatese ndaj tyre, sipas direktivave dhe rekomandimet e tjera perkatese te BE-se. Sipas deputeteve te ketij Komisioni, projektligji per komunikimet elektronike do te sjelle disa risi te reja ne sherbim te klienteve, duke permiresuar dhe perafruar ndjeshem tarifat e sherbimit celular, sipas standardeve te BE-se. Ky projektligj, bazohet teresisht ne paketen rregullatore te Bashkimit Europian, duke shenuar keshtu permbushjen e nje detyrimi, qe Shqiperise i lind nga Marreveshja e MSA-se. Ne te njejten kohe, ky draft siguron te drejten e cdo sipermarresi per te ofruar rrjete dhe sherbime te komunikimeve elektronike, duke permbushur vetem kerkesat e autorizimit te pergjithshem, (ka zevendesuar licencen), si edhe te autorizimit individual te nevojshem, vetem ne rastin e perdorimit te burimeve te fundme, pra frekuencave. Projektligji do te diskutohet dhe me pas do te kaloje per miratim edhe ne seance plenare te Kuvendit, ditet e ardhshme.