Din Abazaj: "Denojme dhunen ndaj bluzave te bardha"
E Marte, 15 Prill 2008
Ndonese ne shumicen e rasteve, "Urdhri i Mjekut" mbron te drejtat e pacienteve, kete here ka dale ne krah te mjekeve dhe gjithe punonjesve te shendetesise, duke denoncuar dhunen qe ushtrohet mbi ta. "Kerkojme nje mbeshtetje te bluzave te bardha nga shteti. Ndersa nga vete mjeket kerkojme denoncimin e ketyre rasteve, kur ata dhunohen si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht", ka pohuar presidenti i "Urdhrit te Mjekut", Din Abazaj. Nderkohe nga ana tjeter ka kerkuar nje rritje profesionale si dhe nje rritje te pergjegjesise per te mos lene shkas tek pacientet duke i quajtur edhe kriminele. E njejta mbeshtetje ka shkuar per personelin mjekesor edhe nga Bashkimi i Sindikatave te Pavarura.