PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Alfred Priftanji: "Shendetesia te drejtohet nga profesioniste"


E Marte, 15 Prill 2008

Largim te menjehershem nga detyra te ministrit te Shendetesise, por edhe investime ne kete fushe ka kerkuar dekani i Fakultetit te Mjekesise, Alfred Priftanji. Ky i fundit ka kerkuar qe reformat qe do te kryhen ne sistemin shendetesor, te jene te njejta me ato qe u kryen ne ate farmaceutike apo sistemin dentar, nderkohe qe drejtuesit e reformave te jene profesioniste. "Te tilla reforma mund te behen nga ata qe e njohin thellesisht sistemin shendetesor. Nga ana tjeter, reformen qe duhet te ishte bere shume vite me pare mund ta beje vetem ai qe "familje" ka QSUT-ne", ka theksuar Priftanji. Sipas ketij te fundit eshte shume e domosdoshme marrja e masave ne sistemin shendetesor dhe te ndalet abuzimi apo dhunimi i mjekeve. Duke e komentuar rastin e plagosjes se kolegut Refatllari, si nje ngjarje shume te rende, mjeket e QSUT-se kane kerkuar marrjen e masave te menjehershme per sigurine e tyre ne pune. "Nese nuk do te merren masa do te kete rrjedhje nga shteti ne privat. Ngjarje te tilla duhet te ndergjegjesojne politiken shqiptare dhe shoqerine per nevojen e reformave te verteta, te ideuar dhe te drejtuara nga profesioniste, profesorati i mjekesise shqiptare dhe jo nga struktura qe abuzojne me idene e reformave, duke perbaltur figuren e punonjesve te shendetesise", ka nenvizuar dekani i Fakultetit te Mjekesise.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika