 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Mjeket: Sistemi shendetesor i kalbur
E Marte, 15 Prill 2008
Sonila Isaku
Ne emer te profesionit te tyre, por edhe plotesimit te kushteve te sigurise, kane protestuar per nje ore mjeket e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza". Si reagim pas plagosjes se kolegut te tyre nga i afermi i nje pacienti, mjeket kane kerkuar me shume vemendje nga shteti, nderkohe qe ketij te fundit i kane drejtuar edhe akuza, qe, sipas bluzave te bardha, perbalt cdo dite e me shume emrin e tyre. Nderkohe, kerkesat kryesore kane qene reformimi i sistemit shendetesor, hartimi i nje ligji qe te mbroje mjeket, status te vecante per QSUT-ne si dhe dyfishimin e pagave.
Akuzat
Shefa te sherbimeve, por edhe mjeke dhe infermiere kane drejtuar akuza te rende per drejtuesit e Shendetesise shqiptare dhe menyren se si po behet reformimi i ketij sistemi. Sipas tyre, personat te cilet po kryejne kete reforme duhet te jene nga "familja" e QSUT-se, dhe jo jashte ketyre profesioneve. "Protestuesit" mjeke kane nxjerre ne pah te gjithe mangesite qe ka sot sistemi shendetesor, duke filluar nga mungesa e barnave, financimi i paket i tij, pasiguria etj. "Nga shteti nuk po shohim asnje reforme dhe asnje ndryshim. Sistemi eshte kalbur dhe i pa financuar. Protestojme per mungesen e barnave, mjeteve, fondeve, te cilat duhen perballuar me veshtiresi nga ne, nderkohe qe shteti hesht. Themi nga shteti e politika, sepse per interesa te tyre po e perdor shendetesine si mall dhe mjeket si gure shahu qe mund t'i levize e dhunoje si te doje", kane theksuar mjeket ne deklaraten e tyre te perbashket. Nderkohe qe po keta mjeke kane denuar edhe dhunen e ushtruar mbi mjekun dhe kolegun e tyre Refatllari, pak dite me pare.
Kerkesat
Mjeket, gjate protestes se tyre, nuk harruan te parashtrojne edhe kerkesat e tyre, duke theksuar mbi te gjitha, rritjen e sigurise dhe mbrojtjen e bluzave te bardha. Nje tjeter kerkese ka qene ajo e dhenies se nje statusi te vecante per mjeket, financim te plote te sistemit shendetesor, dyfishim pagash per personelin mjekesor. "Kerkojme dhenien fund te fushates politike kunder mjekeve, qe cilesohet shpesh ne emer te politikes si te korruptuar", kane pohuar kreret e sindikates se shendetesise. Keta te fundit i kane kerkuar qeverise dhe Ministrise se Shendetesise qe te beje publike me afate dhe financim konkret cdo hap per ndryshimin e gjendjes skandaloze te shendetesise shqiptare. Nderkohe, nje strategji e cila eshte ne pune e siper nga pese kirurget me te njohur te "Nene Tereza" do te behet publike shume shpjet. Kjo strategji do te sherbeje per te mbrojtur personelin e kesaj qendre.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Koeficientet e shkollave per universitetet
- "QSUT, ndryshime ose i bejme vete"
- Pensionet false, verifikohen 327 perfitues abuzive
- Shqiptaret, mundesi formimi profesional ne Itali
- Hemofiliket, 80% me hepatit
- Drejtor shkolle, ja kriteret e reja
- Emigrantet, kontrolle per semundje seksuale
- Kakavije, nis fluksi i hyrjes
- Bie nga kali, vdes 24-vjecari
- Vodhen cimento, kapen 2 te rinj
- Vdes austriaku, dyshohet alkooli
- Te perndjekurit -Topit: Duam parate
- "QSUT, shefat e perdorin per interesa private"
- Tė pastrehėt, qeveria cakton ēmimet e trojeve
- Poliklinikat, mjeket vihen "ne vezhgim"
|
|