PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Mjeket e rretheve, solidarizim me koleget


E Marte, 15 Prill 2008

Mjeket e tre qyteteve me te medha ne vend kane protestuar per te mbeshtetur koleget e tyre ne kryeqytet. Keshtu, bluzat e bardha te Elbasanit, Shkodres dhe Korces kane nderprere per nje ore punen dhe kane protestuar para spitaleve, duke kerkuar siguri ne punen e tyre. Por, edhe mjeket e spitaleve te Gjirokastres, Lezhes, Mirdites jane solidarizuar me greven e mjekeve te QSUT-se, si dhe kane denuar dhunen dhe plagosjen e kardiokirurgut te ketij spitali, Ali Refatllari. "Nepermjet ketij organizimi, ne shprehim mbeshtetjen dhe solidarizimin tone me mjekun Refatllari", kane nenvizuar bluzat e bardha te spitaleve te rretheve. Ne kete drejtim, ata kane kerkuar me shume mbeshtetje nga shteti per te shmangur raste te ngjashme te dhunimit te tyre gjate kryerjes se detyres

Pacientet: Nuk duhet te vuajme nga keto incidente

Pacientet, qe ndodhen aktualisht te shtruar ne pavijonet e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", e kundershtojne vendimin e mjekeve per pezullimin e punes dhe kryerjen e operacioneve. Nese do te kete pershkallezim te ketij vendimi per pezullimin e operacioneve, nese nuk merren masa, pacientet kerkojne qe te jete shteti ai qe duhet te nderhyje. Sipas te shtruarve, nuk eshte e drejte qe personat ne gjendje kritike te mos marrin sherbimin e duhur, nderkohe qe edhe mjeket kerkojne me shume siguri ne punen e tyre. "Duhet te jete qeveria, ajo qe te marre masat per te mbrojtur si pacientet ashtu edhe personelin mjekesor. Nderkohe qe, edhe vete mjeket nuk duhet te marrin vendime te tilla per te pezulluar punen dhe per te na lene ne te semureve ne meshire te fatit", jane shprehur pacientet e kardiologjise.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika