 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Eksperimente per shkakun e shperthimit
Redinalda Caushaj
E Marte, 15 Prill 2008
Prokuroria do te eksperimentoje ne Gerdec per te gjetur shkakun e shperthimit ne fabriken e demontimit. Ne krater pritet te improvizohen shperthime te tjera te predhave per te vleresuar nese eksplodimi tragjik i 15 marsit ka ardhur nga nje aksident ne demontim apo ndezje e barutit ne konteniere. Lajmin e bene te ditur dje per gazeten "Koha Jone" burime nga Prokuroria e Pergjithshme, ku dhe eshte vendosur grupi hetimor per dosjen "Gerdeci". Pjese e eksperimentit do te jene edhe ekspertet amerikane te ATF dhe te FBI-se qe kane ardhur ne Shqiperi.
Nepermjet eksperimentit, qe pritet te behet ne fabriken e demontimit tashme te shkaterruar, do te vleresohen edhe arsyet te cilat cuan ne shperthimin qe shkaktoi 26 viktima. Mesohet se fillimisht do te improvizohet shperthim per te pare menyren e demontimit te fishekeve dhe predhave. Ekspertet shqiptare dhe amerikane do te hetojne shpejtesine e shperthimit te predhes dhe shkeputjes se djegoreve nga pjesa tjeter e municionit. Zyrtare te prokurorise thane se nepermjet ketij eksperimenti do te shihet nese nga shpejtesia e shkeputjes se ketyre pjeseve shkaktohet shkendije gjate procesit te demontimit qe mund te sjelle eksplodim. Pritet te vleresohen pajisjet, me te cilat kryhej ky proces dhe mundesite e leshimit te shkendijave. Pista qe po hetohet eshte ajo aksidentale gjate procesit te demontimit ne fabrike dhe gabimit njerezor. Por ky eksperiment pritet te zbardhe shkakun zyrtar te ngjarjes tragjike ne Gerdec. Nese verifikohet se shkaku i shperthimit ka qene aksidental dhe nuk ka pasur persona te cilet mund te kene shkaktuar qellimisht eksplodimin, atehere hetimi do kaloje nje faze te re.
Nepermjet eksperimentit qe do te kryhet ne krater ditet e ardhshme dhe per te cilin ka rene dakord grupi hetimor, pritet te verifikohet dyshimi i ngritur nga ana e tyre per pisten e ngjarjes aksidentale gjate demontimit apo nje ndezje te barutit ne konteniere. Mesohet se nga hetimet e deritanishme ekspertet amerikane mendojne qe kushtet e punes, me te cilat kryhej demontimi i fishekeve ne praktike, duhet te verifikohet. Pas deklaratave te punetoreve se procesi ishte i thjeshte dhe artizanal, eksperimenti pritet te zbardhe edhe kete deshmi nese qendron. Nese nga eksperimenti rezulton qe gjate shkeputjes se djegores nga baruti ka pasur shkendija gjate demontimit, atehere shkaku i shperthimit mund te kete qene pikerisht ky dhe ngjarja te konsiderohet aksidentale. Per hetimet e momentit askush nga deshmitaret nuk ka deklaruar se ka pare persona te panjohur qe te hyjne ne fabrike. Ne deshmite e dhene prane organit te akuzes eshte bere e ditur qe zjarri ka ardhur papritur nga jashte, i cili ka shkaktuar edhe eksplodimin e menjehershem. Nderkohe qe dy rojet e fabrikes, te cilet jane edhe deshmitare te tragjedise, kane sqaruar se zjarri ka ardhur nga jashte, por nuk shpjegojne shkakun pse ra ne barut.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Koeficientet e shkollave per universitetet
- "QSUT, ndryshime ose i bejme vete"
- Pensionet false, verifikohen 327 perfitues abuzive
- Shqiptaret, mundesi formimi profesional ne Itali
- Hemofiliket, 80% me hepatit
- Drejtor shkolle, ja kriteret e reja
- Emigrantet, kontrolle per semundje seksuale
- Kakavije, nis fluksi i hyrjes
- Bie nga kali, vdes 24-vjecari
- Vodhen cimento, kapen 2 te rinj
- Vdes austriaku, dyshohet alkooli
- Te perndjekurit -Topit: Duam parate
- "QSUT, shefat e perdorin per interesa private"
- Tė pastrehėt, qeveria cakton ēmimet e trojeve
- Poliklinikat, mjeket vihen "ne vezhgim"
|
|