PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Plagosja e mjekut, QSUT nderpret operacionet


E Diele, 13 Prill 2008

Mjeket e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" do te pezullojne per nje ore punen, ndersa nuk do te kryejne asnje operacion te planifikuar gjate dites se hene. Kjo proteste apo greve eshte nje reagim i menjehershem i bluzave te bardha pas plagosjes se kardiokirurgut, Ali Refatllari. Me ane te nje deklarate, mjeket e sherbimeve te kirurgjise se QSUT-se e kane konsideruar kete akt te rende si nje dhunim te jetes dhe dinjitetit te te gjithe personelit mjekesor shqiptar. "Duke marre shkas nga ngjarja e rende e ndodhur dy dite me pare, kemi vendosur per nje tubim apo proteste par urgjences kirurgjikale te QSUT-se, si dhe nderprerjen e operacioneve te planifikuara", thuhet ne deklaraten e mjekeve te ketij spitali. Por, pervec protestes ne kryeqytet, mjeket u kane bere thirrje edhe mjekeve te rretheve te solidarizohen me keto qendrime, duke zhvilluar edhe ata tubime te tilla. Nga ana tjeter, mjeket kane nxjerre ne pah problemet dhe mangesite e mjekesise shqiptare dhe shtetit shqiptar, nderkohe qe kane ngritur lart figuren e mjekut. "Problemet dhe mangesite e mjekesise shqiptare nuk jane te lidhura me angazhimin, perkushtimin dhe profesionalizmin e mjekeve. Ato kane te bejne nje sistem shendetesor te pa reformuar, te nenfinancuar dhe te pamotivuar", jane shprehur mjeket e QSUT-se. Nderkohe qe nuk kane harruar te sjellin ne kujtese klases politike shqiptare, opinionit publik dhe medias vetemohimin, sakrificat dhe humanizmin e pashoq te personelit mjekesor. "Ne te gjitha ngjarjet tragjike te tranzicionit shqiptar qe nga viti 1991 deri te tragjedia e Gerdecit, mjeket kane treguar vetemohimin, sakrificat dhe humanizmin edhe atehere kur struktura e vetme funksionale e shtetit ka qene sherbimi shendetesor", thuhet ne komunikaten e mjekeve. Kurse, per sa u perket masave te sigurise ne ambientet e spitaleve, ato nuk do te ndryshojne. Sipas drejtorit te ketij institucioni, aktualisht jane te gjitha masat e nevojshme dhe nuk ka nevoje per ndryshime. "Co spital ka roje private, oraret kur familjaret duhet te vizitojne pacientet, si dhe kutite e denoncimit te abuzimeve", eshte shprehur drejtori i QSUT-se, Mati Pepa. Por, megjithese jane marre keto masa, mjeket ndihen nen presionet dhe dhunen e familjareve.

Mjeku Refatllari del nga reanimacioni

Mjeket e pavijonit te kardiokirurgjise pohojne se kolegu i tyre, i cili u sulmua dhe u godit me thike dy dite me pare, ka dale nga salla e reanimacionit dhe eshte jashte rrezikut per jeten. Sipas te dhenave, mjeku ka marre dy plage ne pjesen e pasme te kurrizit, te cilat i kane prekur mushkerine, nderkohe qe nuk kane mundur te depertojne ne zemer. Ka qene, Arben Strazimiri, ai qe ka goditur mjekun Rifatllari, pak kohe pasi daja i tij ka humbur jeten, pas kryerjes se nje operacioni, ku kardiokirurgu kishte asistuar.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika