Ftesa e NATO-s, pritet "brom" investimesh
E Diele, 13 Prill 2008
Shume qytetare besojne se marrja e fteses per anetaresim ne Traktatin e Aleances se Veriut (NATO), do te sjelle nje rritje te konsiderueshme te investimeve te huaja. Ata argumentojne se kjo do te ndodhe per shkak se rritet siguria e vendit tone dhe per rrjedhoje shtohet garancia dhe besimi per investitoret e huaj. Ne fakt, edhe pervoja nderkombetare e ka treguar me se miri kete. Vende, si per shembull Bullgaria, me te marre ftesen per anetaresim ne NATO paten brenda 12 muajve ne vijim, nje "brom" investimesh deri ne katerfishim krahasuar me periudhat pararendese.
Per kete, "Koha Jone" ne faqen e saj online organizoi sondazhin tjeter: "Mendoni se ftesa e NATO-s do te shtoje ndjeshem investimet e huaja?".
Pergjigjen pozitive e ka dhene pjesa me e madhe e 500 votuesve. Rreth 360 prej tyre thane "Po" ne pergjigje te kesaj pyetjeje. Kurse nje pjese prej 110 lexuesish, qe klikuan ne sondazh, besojne se nuk ka per te ndodhur nje gje e tille. Skeptike dhe pa qendrim, jane ekspozuar 30 lexues qe ne sondazh kane dhene pergjigjen "Nuk e di".