PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Investimet e SHBA, votohet Topi

Investimet e SHBA, votohet Topi


E Shtune, 12 Prill 2008

Presidenti i Republikes ka dale me i votuari i sondazhit te javes qe u mbyll ne faqen zyrtare te "Koha Jone" online. Ai ka marre 55,9 per qind te afro 1900 votave qe dhane lexuesit e www.kohajone.com ne rubriken "Personazhi i javes". Kryetari i shtetit gjate takimit qe pati ne kryeqytetin e Kroacise, Zagreb, kerkoi nga homologu i tij, Bush qe tani, me marrjen e fteses per anetaresim ne NATO, te nisi fluksi i investimeve nga Shtetet e Bashkuara. Topi i kerkoi Bushit qe te ushtroje ndikimin e tij qe biznesmenet amerikane te konsiderojne Shqiperine per te zgjeruar investimet e tyre me projekte qe shkojne ne dobi te tyre dhe shqiptareve.

I dyti ne renditjen e me te votuarve te sondazhit javor ne "Koha Jone" online, ishte ministri i Telekomunikacioneve te Republikes se Kosoves, Fatmir Limaj. Ai mori pergezimet nga 21,4 per qind e afro 1900 votuesve, per lajmin qe dha mbi projektin e autostrades qe te con ne Prishtine. Limaj tha para pak ditesh se brenda muajit gusht te ketij viti, do te nise puna per ndertimin e autostrades qe aktualisht po nderhyhet nga shteti shqiptar, Durres-Kukes, per ta cuar ate nga Morina deri ne Prishtine. Per kete eshte i nevojshem sipas z.Limaj, nje fond total prej 650 milione eurosh. Ndonese qeveria e Kosoves ka aktualisht fonde per vetem nje te dhjeten e investimit, premisat jane optimiste pasi eshte pranuar te merret ne konsiderate dhe dhenia me koncesion e kesaj autostrade.

Ervin Skela, futbollisti shqiptar qe ne klube aktivizohet ne Gjermani, ka dale i treti ne renditjen e me te votuarve te www.kohajone.com. Skela aktualisht eshte aktiv ne nje skuader te Bundesliges. Ai eshte shpallur golashenuesi me i mire shqiptar i Bundesliges. Per kete, Ervin Skela ka marre 16,8 per qind te totalit te votave qe dhane lexuesit, duke klikuar ne rubriken e "Personazhi i javes" te "Koha Jone" online.

Nje tjeter politikan eshte renditur ne kater me te perzgjedhurit e sondazhit javor te "Koha Jone" ne faqen e saj zyrtare. Neritan Ceka, jo vetem si politikan, por dhe si arkeolog, ka shprehur para pak ditesh kerkesen qe autoritetet shteterore te anulojne vazhdimin e zbatimit te moratoriumit anti-skaf. Ceka ka marre 5,9 per qind te votave te rreth 1900 lexuesve online. Kerkesa e tij lidhet me nje ligj qe miratoi qeveria shqiptare dhe me tej Parlamenti. Ai ndalon qe nga pranvera e vitit 2006 dhe deri ne prillin e vitit 2009, lundrimin ne ujerat shqiptare dhe me destinacione nderkombetare, te te gjitha mjeteve te lundrimit, duke perfshire skafe, gomone, jahte, anije te vogla etj. Perjashtim bejne vetem tragetet dhe anijet e transportit te regjistruara e licencuara per sherbime masive.

Ed.Ku


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika