Kryeministri vizite mjekut
E Shtune, 12 Prill 2008
Kryeministri Sali Berisha vizitoi te premten ne Qendren Spitalore "Nene Tereza", kardiokirurgun Ali Refatllari, i cili gjendet i shtruar, pas plagosjes mengjesin e djeshem nga nje 35-vjecar, ne ambientet e kesaj qendre, sipas zyres se shtypit te Kryeministrise. Kryeministri Berisha pasi u interesua per gjendjen shendetesore, i ka uruar mjekut Refatllari, i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten, sherim sa me te shpejte. Ne oren 09:00 te dites se djeshme Arben Strazimiri, plagosi shefin e sherbimit te kardiologjise ne Qendren Spitalore "Nene Tereza" ne Tirane, Ali Refatllari. Nderkohe qe Kryeministri e ka takuar mjekun e njohur, pasi ai kishte dale nga operacioni, qe i ishte nenshtruar pas plagosjes me dy thika ne mengjes, nga nje person qe, sipas policise, eshte me probleme mendore.