Ndoka: Ngjarje e pafalshme
E Shtune, 12 Prill 2008
TIRANE - Ministri i Shendetesise, Nard Ndoka, e cilesoi te premten si te "pafalshme plagosjen e mjekut Ali Refatllari, i plagosur paraditen e dites se djeshme nga nje qytetar, teksa ishte duke kryer detyren e tij. Gjate nje vizite te zhvilluar ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane, pas ngjarjes se rende, ministri Ndoka u shpreh per median se, "kjo eshte nje ngjarje e pafalshme" dhe se "nevojitet respekt dhe mirenjohje per punen dhe misionin e mjekut". "Ky rast nuk duhet te perseritet me", cilesoi ministri, duke nenvizuar se "ky akt i paprecedent demton dhe pengon punen e mjekeve dhe imazhin e shqiptareve". Gjithashtu dhe drejtori i Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane, Mati Pepa, deklaroi mbas plagosjes se shefit te Sherbimit te Kardiokirurgjise, prof. dr. Ali Refatllari, se "kolegu i tyre i goditur dy here me thike pas shpine, fatmiresisht gjendet jashte rrezikut per jeten".