PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pronat shteterore, zhbllokohet privatizimi per 56 familje


E Shtune, 12 Prill 2008

Rreth 56 familje, te cilat nuk rezultonin si pronare te apartamenteve edhe pse i kishin kryer procedurat e privatizimit dhe i kishin shlyer detyrimet financiare, tashme do te mund te regjistrohen ne Hipoteke. Anetaret e Keshillit Bashkiak kane vendosur qe per keto familje te filloj procesi qe privatizimi te behet edhe me dokumente. Keshtu, per familjet ne fjale eshte vendosur qe Ndermarrja Komunale Banesa te lidhe kontratat e shitblerjes para noterit publik. Keshtu, pas miratimit te ketij vendimi pritet qe te filloje procesi i lidhjes se kontratave nga secila prej 56 familjeve, ne menyre qe pronat shteterore, ne te cilat banojne prej me shume se 10 vjetesh, te rezultoje e tyrja edhe ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Ne kete menyre, ata do te rezultojne pronare te apartamenteve ku ndodhen, dhe ne kete menyre nuk do t'u linde problem i asnje lloji. Drejtoria Nr.3 e punetoreve ka kryer procedurat e privatizimit te banesave te paprivatizuara. Me daljen e nje dekreti te ri kompetencat per privatizimin e banesave i kaluan keshillave te bashkive dhe komunave. Pikerisht kjo ka qene arsyeja qe eshte shqyrtuar nga Keshilli Bashkiak i Tiranes.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika