Gerdeci, perplasje ne Keshillin Bashkiak
E Shtune, 12 Prill 2008
Rreth 15 milione leke pritet te shkojne ne ndihme te familjeve qe kane pasur te demtuar
Luljeta Ndoka
Ceshtja "Gerdeci" ka futur ne sherr perfaqesues te forcave politike ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Bashkiak. Shkak per kete nuk ka qene nxjerrja e pergjegjesve te tragjedise, por dhenia e nje ndihme. Perfaqesuesit e Levizjes Socialiste per Integrim dhe ata demokrate kane qesendisur Bashkine e Tiranes, e cila nuk ka dhene asnje ndihme. Sipas tyre, nje gje e tille duhej te ishte bere me kohe, dhe jo pikerisht tani, pas prekjes ne seder nga fakti qe Emiri i shtetit te Kuvajtit dha ndihme, ndersa bashkia as qe e kishte permendur nje gje te tille.
Debati
Anetaret e Keshillit Bashkiak, gjate mbledhjes se mbremshme nuk arriten qe te mos e perdornin tragjedine e Gerdecit per qellime politike. Debatet e perfaqesuesve te majte e te djathte, pavaresisht se ishin dakord per dhenien e nje ndihme te demtuarve, jane ndalur ne disa pika qe u konsideruan prej shumices si te pakuptimta. Keshilli bashkiak eshte shnderruar ne nje teater te vertete, sidomos gjate nje shkembimi batutash mes zv.kryetares se bashkise se Tiranes, Albana Dhimitri dhe kryetarit te Keshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj. Ky i fundit, duke terhequr vemendjen e anetareve, te cilet me shume ulerinin sesa flisnin, vuri ne dukje se mbledhja ishte bere qesharake. E tille, sipas tij, ishte bere edhe Bashkia e Tiranes, e cila nuk kishte planifikuar asnje ndihme per te demtuarit e Gerdecit.
Propozimi
Asnjera prej fjaleve te thene nga ndonje anetar i Keshillit Bashkiak nuk ka mbetur pa u kundershtuar nga pala tjeter. Kjo gje u perserit aq shpesh, e megjithate anetaret nuk e kuptonin se po thoshin te njejten gje, por ne menyra te ndryshme. Pas shume perpjekjesh, me ne fund ne mbledhje u ra dakord qe t'i kerkohej Bashkise se Tiranes dhurimi i 15 milione lekeve te rinj. Ndersa destinacioni i tyre pritet te detajohet te henen, sipas nevojave qe do te kete zona, apo te demtuarit. Megjithate, u perjashtua propozimi per te ndertuar objekte si shkolla, kopshte etj., sepse nje gje e tille do te behet me ane te donacioneve te dhena nga institucione te tjera.