PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

54N1E, fytyra e re e qendres pas nje viti


E Shtune, 12 Prill 2008

Luljeta Ndoka

Pas 1 viti, sheshi "Skenderbej" do ta meritoje emrin qe mban. Nje kulle ne forme piramide, nje tjeter piramide e lehte ne zemer te sheshit, apo nje panteon bimesie, do te bejne qe ne shesh te gjesh gjithcka deshiron: Edhe historine edhe argetimin, edhe freskine, madje edhe dashurine. Kete te fundit, ciftet mund ta konsolidojne me ane te lidhjes se perjetshme ne kullen-piramide, qe do te sherbeje per nje sere ceremonish. Paqja shpirterore mes njerezve tashme nuk do te jete thjesht utopike. Te pakten ky eshte qellimi i terthorte i firmes belge 51N4E, e cila ne bashkepunim ne arkitektin shqiptar, Anri Sala, i eshte futur tashme punes per ta rigjalleruar sheshin. Ndonje shtremberimi buzesh ne lidhje me projektin fitues, kryebashkiaku Rama i eshte pergjigjur se projekti ne fjale ishte me i pershtatshmi, duke marre parasysh edhe fondin e limituar prej 10 milione eurosh. Ndersa publiku e dha verdiktin e tij. Ai votoi njujorkezin Daniel Liebskind, per te cilin skulptura e Kushtetutes dhe rrethi i unitetit jane dy elementet me te rendesishem.

Cmimi

Qe sot, studioja fituese 51N4E do te filloje pergatitjet per transformimin e sheshit "Skenderbej". Ajo u shpall fituese e vendit te pare, ndersa garonte me 5 studio te tjera, te cilat kishin projekte ambicioze. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, shprehu dje besimin se ishte bere zgjedhja me e mire nga ana e jurise, duke pasur parasysh edhe anen financiare. Ne pranvere te vitit te ardhshem, gjithcka pritet te ndryshoje. "Gjithcka i mungon ne te vertete sheshit "Skenderbej" eshte fokusi: Koha ka ardhur qe me se fundi ai te behet shesh". Ne kete menyre, firma belge e permblodhi gjendjen katastrofike te sheshit "Skenderbej", i cili vetem shesh qe nuk mund te quhej. Megjithate, ky percaktim, per fat te keq, real, eshte shoqeruar me nje projekt ambicioz.

Godinat

Studioja ka parashikuar ndertesat ekzistuese, te alternuara, e disa te tjera te reja. Godina e Teatrit te Operes do te jete e plotesuar me nje holl te madh, ku do te zhvillohen aktivitete. Xhamia do te kornizohet nga nje dysheme e re e duket sikur eshte ulur mbi nje qilim madheshtor. Ndersa ndertesat e ministrive jane trajtuar ne nje linje me kopshtin e fundosur. Sa i perket Teatrit te Kukullave mbi shesh, ai do te lidhet me nje kend te ri lojerash para tij. Nderkaq, Banka e Shqiperise do te shfaqet mbi nje platforme te re perpara saj. Qendra e re tregtare propozohet e ngritur nga toka per te lejuar nje hapesire, e cila krijon nje hyrje te madhe ne shesh, duke kornizuar njeheresh kolonaden e nderteses se Operes. Funksionet tregtare plotesohen nga nje hapesire ekspozitash per ngjarje kulturore. Muzeu Kombetar lidhet ndryshe me sheshin, nepermjet shkalleve kryesore, te riorganizuara.



Kulla e lindjeve dhe martesave...

Kulla Qytetare ne forme piramide do te jete nje objekt i ri, qe do te ndertoje studioja fituese 51N4E ne bashkepunim me Anri Salen. Ne krye te saj, do te kete vend per nje person te vetem, i cili do te mund te shohe nga kati i peste sheshin. Aty do te perqendrohet pikerisht rivendosja e sherbimeve publike te qytetit. Pervec kesaj, ajo do te sherbeje si ndertesa simbol e ngjarjeve te rendesishme te jetes se njerezve, si regjistrimi i lindjes ose i marteses. Sipas arkitekteve te kesaj studioje, aty njerezit mund te kryejne nje ceremoni martesore, mund te regjistrojne foshnjat e tyre, duke perjetuar emocione te vecanta. Lindja, bashkimi i perjetshem, perballe nje pamjeje shume te bukur. Ajo eshte konceptuar ne menyre te tille qe te sherbeje si nje ballkon publik qe mundeson pamje drejt sheshit dhe qytetit. Qytetaret e Tiranes do te mund te kalojne eksperienca qe nuk do t'i harrojne lehte ne kete piramide.



Dy metra mbi siperfaqen tjeter

Studioja ka projektuar qe "zemra" e sheshit te ngrihet rreth 3 per qind. Pra, ne piken me te larte te jemi rreth 2 m me lart se pjesa tjeter e qendres, pothuaj si nje piramide e lehte. Kjo, do t'i jape nje dimension tjeter sheshit, duke ndryshuar pa nderhyre. Pra, te jete dicka e re, por pa bere nderhyrje ne ndertesat ekzistuese. Nderkaq, sheshi do te kete pellgje uji qe ndryshojne perdite, dhe ku reflektohen ndertesat perreth. Ato mund te sherbejne edhe si shatervane ne kohe te caktuara. Gjithashtu, xhamia do te rrethohet nga ngjyra, sikur te ishte qilim. Sheshi "Skenderbej do te permbaje kopshte, mjedise te hapura per aktivitete, bare dhe kafe. Diten, brezi rrethues i tij do te ofroje komfort, hije dhe mbrojtje. Sheshi vete do te jete disi sfidant, duke ofruar nje eksperience provokuese. Sheshi do te mbushet nga skajet por asnjehere pa tension. I pare nga hija, qendra perhere do te ndjehet si teper e ndricuar.



Asfalt i arnuar, zevendesim me kalldrem

Jo me larg se para dy javesh, Bashkia e Tiranes filloi te arnonte gropat e shumta ne numer, por edhe te medha ne siperfaqe, me shpresen se situata e qendres se shkaterruar do te permiresohej paksa. Brenda nje viti ky asfalt i arnuar do te jete vetem nje e shkuar acaruese per te gjithe qytetaret e Tiranes, por me shume per drejtuesit e automjeteve, sepse do te zevendesohen me kalldrem. Por, kjo nuk do te thote se bashkia do te ndaloje se arnuari pllaka ne bulevardin kryesor, apo ne sheshe te tjera.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika