"Skenderbeu" u "zhubravit", por nuk u gjymtua
E Shtune, 12 Prill 2008
Monumenti i Skenderbeut, pikerisht i heroit prej te cilit ka marre emrin edhe sheshi me i madh ne Tirane, shpetoi. Studioja e re nuk ka planifikuar qe ta heqe, apo ta zhvendose. Madje, as t'i zvogeloje permasat. Duket se ajo eshte treguar e kujdesshme per sensibilitetin e shqiptareve ndaj ketij emri, me te cilin shpesh jemi perfaqesuar si komb. Imazhi i Skenderbeut, qofte me ane te ndonje monumenti, apo busti nderohet ne kryeqytete te ndryshme te botes. Te mungonte ne kryeqytetin tone do te ishte si nje perdhosje e historise dhe vlerave qe bart ky hero. Por, duket se studioja e ka kuptuar nje gje te tille, ndoshta edhe nga partneriteti qe ka me nje arkitekt shqiptar, si Anri Sala. Dhe gabimi u shmang. Monumenti i heroit te madh, por trupvogel, do te nderohet edhe ne dekadat e ardhshme, e mbase edhe ne shekujt qe do te vijne me vone. T'i heqesh nje sheshi kryesor nje personazh si Skenderbeu, eshte si t'i heqesh nje libri disa flete, ku pjesa tjeter e humbet kuptimin. Ndonese u rrezikuan, keto "flete" nuk u hoqen, thjesht u zhubraviten...