PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Referencat, si abuzohet me importet nga Azia


E Shtune, 12 Prill 2008

Me anetaresimin ne Bashkimin Evropian, Shqiperia do te liberalizoje tregtine nga tarifat doganore e per rrjedhoje nuk aplikohen me as cmimet e referencave. Nderkohe procesi ka filluar, dhe pritet qe deri, ne fillim te vitit 2010, Shqiperia do t'i bashkohet listes se vendeve anetare te zones se lire tregtare me Bashkimin Evropian. Por per te ruajtur nje stabilitet ne ardhurat doganore nga ulja e tarifave me BE, doganat, po aplikojne cmime te larta reference per mallrat qe vijne tregjet aziatike, kryesisht Kina dhe Turqia. Fenomeni ka ndodhur, sakaq. Dy vitet e fundit ne cdo fillim viti tarifat me vendet e BE-se jane ulur ne menyre te konsiderueshme, por te njejten mase jane rritur cmimet e referencave per vendet jo anetare te BE. Kjo eshte konstatuar per importuesit qe sjellin mallra nga Kina dhe Turqia, te cilet pohojne se, ka pasur dyfishim te cmimeve te referencave, ndonese ne keto tregje nuk ka pasur ndryshim te cmimeve. Gjithashtu tregtaret pohojne se ne te shumten e rasteve doganat e kane rritur cmimin e references pa i lajmeruar fillimisht tregtaret ashtu sic e percakton ligji. Vitet e fundit marredheniet tregtare me Kinen dhe Turqine jane rritur dukshem. Sipas te dhenave te publikuara se fundmi nga Instituti i Statistikave, INSTAT, shkembimet tregtare me vendete aziatike jane me shume se 25 per qind. Pesha e ketyre mallrave ne zhdoganime eshte e konsiderueshme, duke krijuar keshtu nje potencial per planin e doganave. Prandaj edhe abuzimi me referencat e shtuar me mallrat qe vijne nga keto vende. Cmimet e referencave kane filluar te aplikohen ne vitin 1999 kur hyri ne fuqi kodi doganor. Doganat kane te drejte te percaktojne nje liste te tyren te cmimeve te mallrave te importit dhe ne baze te tyre te percaktojne tarifat doganore. Por nuk kane qene te pakte rastet kur doganat kane abuzuar me keto cmime duke i vleresuar shume me te larta se realiteti dhe per rrjedhoje duke rritur koston e importuesve. Cmimet e references jane metoda e fundit qe duhet te aplikohet per percaktimin e tarifes doganore nga administrata doganave, por ne fakt ajo eshte alternativa me e perdorur ne me shume se 60 per qind te rasteve. Si metode e pare per zhdoganimin e mallrave ne baze te Kodit Doganor eshte metoda e vleresimit mbi bazen e fatures se blerjes. E dyta eshte metoda e vleresimit mbi bazen e cmimit te mallrave identike ose te ngjashem. E treta eshte metoda e vleresimit mbi bazen e vleres se llogaritur te mallit dhe e katerta e fundit eshte metoda e vleresimit mbi bazen cmimeve te references. Kjo duhet aplikuar vetem ne rastet kur jane konsumuar te tre metodat e pare, por qe nga viti 1999 ku kjo praktike hyri ne fuqi ajo rezulton me shume e perdorura. Nga nje komunikim i gazetes me disa nga importuesit kryesore ne vend, mesohet se cmimet e references aplikohen me se shumti nga doganieret, por jo vetem, kaq abuzimi ne kete drejtim eshte shume i larte. Ne rastin e ekonomise shqiptare, nese do te supozonim nje kosto ne kufijte 5-10 per qind te vleres se mallrave, te shkaktuara prej procedurave joeficiente dhe te panevojshme doganore dhe masave te tjera penguese te tregtise, bazuar ne volumet aktuale te importeve, perfitimet potenciale do te luhateshin ne 200-300 milione euro, thuhet ne nje studim te Qendres per Tregti Nderkombetare ACIT. Doganat bejne vleresimin e tarifave me kater metoda. Por, sipas ACIT me shume perdoret ajo e cmimeve te referencave, me rreth 62 per qind te rasteve. Sipas nje anketimi qe qendra ka bere ne ndermarrjet e biznesit, del se 73,6% e subjekteve mendojne se perdorimi i cmimeve te references shkakton kosto shtese ne veprimtarine e biznesit. Pasaktesite ne cmimet e referencave ne baze te te cilave percaktohet tarifa doganore, i ka konstatuar edhe Kontrolli i Larte i Shtetit gjate nje inspektimi qe ka ushtruar ne Drejtorine e Pergjithshme te Doganave.

Si po rriten tarifat e importeve turke dhe kineze

Dy vitet e fundit ne cdo fillim viti tarifat me vendet e BE-se jane ulur ne menyre te konsiderueshme, por te njejten mase jane rritur cmimet e referencave per vendet jo anetare te BE. Kjo eshte konstatuar per importuesit qe sjellin mallra nga Kina dhe Turqia, te cilet pohojne se ka pasur dyfishim te cmimeve te referencave, ndonese ne keto tregje nuk ka pasur ndryshim te cmimeve


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika