 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Inflacioni, nuk ka vend per panik
E Shtune, 12 Prill 2008
Fenomeni i rritjes se cmimeve do te jete i pranishem per nje periudhe relativisht te gjate
Pse po rritet inflacioni, arsyet dhe pritshmerite, gjithcka i ka shpjeguar ne nje interviste ne "Koha Jone", drejtori i Politikave Monetare ne Banken e Shqiperise, Gramoz Kolasi. Ai sqaron se, ambienti global eshte i favorshem per gjallerimin e presioneve inflacioniste ne ekonomi. Por dilema me e madhe, sipas tij, lidhet me pyetjen: edhe per sa kohe do te vazhdoje spiralja ne rritje e cmimeve te lendeve te para dhe produkteve ushqimore. Shume prej eksperteve mendojne se ky fenomen do te jete i pranishem per nje periudhe relativisht te gjate kohe, tha Kolasi. Megjithate, nuk ka vend per panik, thote Kolasi, i cili shpjegon edhe masat qe po merr Banka Qendrore, per kontrollin e inflacionit.
Zoti Kolasi, treguesi i inflacionit ne muajin mars arriti, 4,6 per qind. Si e lexoni ju kete shifer?
Sic u be e ditur nga INSTAT, inflacioni vjetor per muajin mars 2008 rezultoi 4,6 per qind, duke kapercyer zonen e siperme te tolerances, 4 per qind te objektivit te Bankes se Shqiperise. Duke lexuar njoftimin publik te INSTAT, konstaton se faktoret kryesore qe kane kontribuar ne rritjen e fundit jane cmimet e grupit ushqimor dhe cmimi i energjise elektrike.
Banka e Shqiperise ne analizat periodike te saj, ka theksuar ne menyre te perseritur se presionet per te zhvendosur inflacionin vjetor siper ketij niveli jane te pranishme dhe se ato gjenerohen nga zhvillime te vecanta ne disa prej elementeve qe percaktojne teresine e ofertes ne ekonomi.
Ne parashikimet e saj, Banka e Shqiperise ka perfshire ndikimin qe japin keta faktore dhe per rrjedhim kjo rritje pritej, e cila, gjykohet se, do te jete jo e perhershme ne harkun e disa muajve. Ajo qe ka rendesi dhe duhet theksuar lidhet me kontrollin e kujdesshem te presioneve inflacioniste qe gjeneron ana tjeter, kerkesa e ekonomise per mallra dhe sherbime. Ne te vertete kjo perben dhe thelbin e funksionit apo qellimit te politikes monetare. Duhet te theksojme se aftesia e politikes monetare per te kontrolluar rreziqet qe vine nga faktoret e ofertes eshte e kufizuar, vecanerisht kur behet fjale per zhvillime te caktuara qe lidhen me tregjet nderkombetare te lendeve te para dhe te mallrave.
A mund te shpjegoni pak me shume argumente rreth tregjeve nderkombetare?
Duhet theksuar se keto 12 muajt e fundit, nje game e gjere lendesh te para dhe produktesh ushqimore kane pesuar rritje te konsiderueshme ne tregjet nderkombetare. Per rrjedhim, cmimi i artikujve baze te konsumit te perditshem vetjak, si buke, vaj, bulmet, miell, produkte te tjera bimore dhe shtazore kane pesuar rritje te konsiderueshme. Per kete arsye shume ekonomi te ndryshme ne bote, pa dallim te zhvilluara apo jo, jane duke u perballur me kete fenomen dhe me pasojat perkatese te tij. Sipas te dhenave me te fundit, inflacioni ne Eurozone arriti ne 3,5 per qind krahasuar me nivelin objektiv deri ne 2 per qind. Anetaret e rinj te Bashkimit Evropian jane "infektuar" gjithashtu me norma inflacioni qe varijone nga 6 deri ne 10 per qind (vendet Baltike). Po keshtu, vendet fqinje jane duke vuajtur nga ky fenomen, duke regjistruar norma inflacioni te rangut 6, 8 dhe mbi 10 per qind.
Pare nga ky kendveshtrim, mund te thuhet se ekonomia jone ka treguar nje imunitet me te larte dhe padyshim ne kete drejtim nje rol paresor kane luajtur vendimet e politikes monetare te Bankes se Shqiperise gjate gjysmes se dyte te vitit 2006 dhe ato te gjysmes se dyte te 2007.
Megjithate, vleresohet se perspektiva e zhvillimeve ne tregjet nderkombetare nuk eshte shume optimiste. Sipas shume analisteve dhe eksperteve te tregjeve, perflitet se kriza e cmimeve mund te kthehet ne nje fenomen afatgjate. Kjo nenkupton pranine potenciale te nje rreziku te qendrueshem ne horizont, eliminimi i te cilit eshte i pamundur vetem me shtrengimin e politikes monetare te Bankes se Shqiperise.
Cfare roli ka pasur rritja e cmimit te energjise elektrike, qe ju e cilesoni efekti i cmimeve administrative?
Nje fenomen tjeter, qe ka karakterizuar zhvillimet e muajit mars, lidhet me rritjen administrative te cmimeve te energjise elektrike. Sikur cmimet e energjise te kishin mbetur te pandryshuara, atehere inflacioni vjetor nuk do te ishte 4,6 per, qind por vetem 4,0 per qind. Ne fakt, edhe ky zhvillim ka qene i paralajmeruar, ose me mire te themi i faktorizuar ne modelet tona parashikuese, duke perllogaritur me saktesi te madhe edhe ndikimin e tij ne inflacionin e pergjithshem.
Duke iu referuar grafikut edhe nje sy i pastervitur mund te dalloje se pjesa kryesore qe formon inflacionin ne Shqiperi (kuadrati me ngjyre blu) per nje kohe relativisht te gjate i takon grupit ushqimor dhe se ne muajin mars 2008 nje komponent i ri, ai qe lidhet me energjine elektrike (kuadrati me ngjyre te kuqerremte) eshte shfaqur perseri si percaktues i inflacionit ne Shqiperi.
A ka vend per panik dhe cili eshte roli i Bankes se Shqiperise.
Publikimi i fundit i INSTAT u percoll me nje sensibilitet te madh publik nga shume prej mediave. Ky eshte nje fakt impresionues, pasi me ne fund publiku po fillon te shqetesohet apo me mire te themi te interesohet per tregues te tille, duke krijuar nje perceptim dhe qendrim te caktuar, ndaj ketij treguesi.
Ajo qe gjykohet e vecante lidhet me reagimin civil edhe ndaj levizjeve te vogla, sic eshte kjo aktuale dhe jo si me pare kur kujtoheshim per inflacionin vetem ne rastet e rritjes se pershpejtuar te tij, situate qe nuk ka shume nevoje per mendim apo ekspertize te kualifikuar per te vene pikat mbi "i". Kjo nuk eshte e rastesishme. Pervec ndergjegjesimit te publikut, ajo flet edhe per nje efektshmeri te perpjekjeve te Bankes se Shqiperise per te edukuar publikun, tregun, aktoret e ndryshem ne ekonomi, me koncepte te tilla si inflacioni dhe konsekuencat e tij. Ajo deshmon per transparencen e shtuar, per kredibilitetin e rritur, per pergjegjshmerine me te madhe te saj ne permbushje te objektivit paresor, stabilitetit te cmimeve.
I gjithe ky progres institucional ka bere qe agjentet ekonomike te jene me te arsyeshem ne vleresimin qe i bejne te ardhmes, duke krijuar keshtu pritshmeri me racionale, duke ndihmuar Banken e Shqiperise ne ankorimin gjithnje e me te mire te pritshmerive rreth objektivit te synuar prej saj.
Gjithsesi, duke iu referuar situates aktuale, Banka e Shqiperise eshte duke e vleresuar me kujdesin me te madh. Aktualisht jemi ne procesin e berjes se parashikimeve perkatese per 12 muajt qe vijne. Ky proces shoqerohet me nje analize te kujdesshme per identifikimin, jo vetem te rreziqeve (te cdo natyre), por edhe per probabilitetin qe ato te materializohen ne te ardhmen. Vetem pas kesaj arrihet ne nje konkluzion mbi vendimin e radhes se politikes monetare. Me interes per publikun eshte edhe sqarimi i faktit se per Banken e Shqiperise rendesi merr e ardhmja: zhvillimet e inflacionit ne 12 muajt qe vijne.
Per rrjedhim edhe shifra aktuale e inflacionit, duhet gjykuar nga kendveshtrimi i mesiperm. Rendesi te vecante merr fakti nese inflacioni do te rritet me tej ne muajt qe vijne apo pas goditjes se cmimeve te administruara te energjise do te kthehet ne nje trajektore me te arsyeshme dhe te synuar prej nesh.
Ndonese ende nuk kane perfunduar analizat perkatese, mbeshtetur ne ato te meparshme mund te arrihet ne perfundimet e meposhtme:
-Kemi te bejme me nje kapercim te perkohshem, i cili reflekton goditje nga ana e faktoreve te ofertes. Zhvillimet ne oferten e parase dhe politika fiskale deri ne kete moment kane ndikuar ne kontrollin e kerkeses se brendshme
-Per ekonomite ne zhvillim, fenomene te tilla jane te pranishme, perderisa cmimet ende nuk jane plotesisht te liberalizuara. Banka e Shqiperise e paralajmeroi nje efekt te tille qe ne muajin dhjetor 2007, meqenese rritja aktuale pritej te ndodhte qe ne ate kohe
-Ambienti global eshte i favorshem per gjallerimin e presioneve inflacioniste ne ekonomi. Dilema me e madhe sot lidhet me pyetjen: edhe per sa kohe do te vazhdoje spiralja ne rritje e cmimeve te lendeve te para dhe produkteve ushqimore. Shume prej eksperteve mendojne se ky fenomen do te jete i pranishem per nje periudhe relativisht te gjate kohe
-Perfundimi i mesiperm te le te kuptosh se efektiviteti i politikes monetare mund te mos jete ne masen e duhur, per me teper qe zhvillimet me te fundit shtrojne domosdoshmerine per nje ekuiliber me te mire midis stabilitetit te cmimeve dhe stabilitetit financiar
-Pavaresisht sa me siper, thelbesor mbetet fakti se Banka e Shqiperise eshte plotesisht e angazhuar dhe vigjilente per te siguruar stabilitetin e cmimeve ne Shqiperi. Sinjali yne ne kete moment mbetet i qarte: nuk ka nevoje per panik
-Ekonomia jone ende karakterizohet nga nje shkalle e larte fleksibiletiti qe do te thote amortizim me kosto te ulet i goditjeve te ndryshme
-Cdo alternative mbetet nje mundesi e hapur per veprim.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Amnisti fiskale per biznesin
- Procedurat tatimore, debat per hetimin nga inspektoret e Tatimet
- Libani shfaq interes per privatizimin e ARMO-s
- “Kriza e cmimeve, reforma ne bujqesi”
- “Energjia, krizat mbarojne para vitit 2009”
- Tirane-Prishtine, gati projekti
- Borxhi, shqetesohen ekspertet
- Fiera Del Levante, 3 dite ne sherbim te konsumatoreve
- Puna e "zeze", tatimoret aksion ne bllok
- Kredi 100 milione euro, Albtelekom nis nga e para
- BERZH, dy here me shume investime ne 2008-en
- Italianet studiojne qendrat potenciale te turizmit
- Marka "Esprit" mberrin ne QTU
- Greket, planifikojne TEC 800 MW ne Shqiperi
- Financat: Tatimoret abuzuan me urdhrin per gazetat
|
|