BB: Inflacioni, po dobeson ekonomite e Lindjes
E Shtune, 12 Prill 2008
Vendet e Evropes Lindore dhe Azise Qendrore po perballen me ritme me te uleta te zhvillimit ekonomik, si rezultat i renies ekonomike ne SHBA dhe vendet e Evropes dhe rritjes se cmimeve te energjise dhe ushqimeve. Lajmerimin e dhane dje ekonomistet e Bankes Boterore, pas nje takimi ne Uashington. Ata keshillojne qeverite e ketyre vendeve, ku ben pjese edhe Shqiperia, se rritja e cmimeve te ushqimeve mund te kerkoje asistence sociale me te larte per te ndihmuar te varfrit. Megjithese rritja e GDP-se vazhdon te jete e forte ne Rajon, ajo pritet te bjere nga 7,6 per qind ne vitin 2007 ne 6,1 per qind ne vitin 2008, ose me shume nen driten e zhvillimeve ne tregjet financiare boterore, shprehen zyrtaret e Bankes. Cmimet e artikujve ushqimore dhe energjise jane rritur muajt e fundit dhe jane shoqeruar me rritje te inflacionit. Inflacioni nga rritja e cmimeve te ushqimeve ndryshon midis vendeve, duke u rritur nga viti 2006 ne vitin 2007 nga 5,6 ne 13,8 per qind ne vendet e reja anetare te BE-se dhe nga 6,5 ne 20,3 per qind ne vendet me te ardhura mesatare te Komonuelthit.