"Gjyqesori te jete i pavarur'
E Premte, 11 Prill 2008
Kosova duhet te kete gjyqesor te pavarur dhe funksional, vleresoi dje Presidenti Fatmir Sejdiu, gjate nje vizite ne Gjykaten supreme. Ai theksoi nevojen e transformimit te gjyqesorit, me perfshirjen me te madhe te kuadrove te reja. Sejdiu sqaroi se Kosova duhet te deshmoje qendrueshmerine e shtetit te pavarur me funksionimin e mire te pushteteve, sidomos sistemit te gjyqesorit. Nderkaq, kryetari i Gjykates Supreme, Rexhep Haxhimusa, nuk saktesoi se kur pritet te filloje reformimi i sistemit te gjyqesise ne Kosove.