USAID: Trafik njerezor
E Premte, 11 Prill 2008
Kosova, ne vitet e fundit, pervec se ka qene vend destinimi dhe transit per viktimat e trafikuara, sot fatkeqesisht eshte vend i origjines se trafikimit me qenie njerezore. Keshtu u tha dje ne panelin e organizuar nga USAID, Qendra Juridike e Kosoves dhe Sherbimi Katolik per Ndihme. Ne kete panel u be edhe prezantimi i raportit perfundimtar mbi planin kosovar te veprimit per luftimin e trafikimit me qenie njerezore, i pergatitur nga organizatat e ndryshme te shoqerise civile te cilat marrin pjese ne Partneritet Kunder Trafikimit me Qenie Njerezore.