"Duhet plan per integrimin e pakicave"
E Premte, 11 Prill 2008
Kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, ishte dje ne Gjilan, ku kerkoi qe Kosova te kete plan operativ per integrimin e pakicave. Ish-kryeministri siguroi se Kosova eshte percaktuar dhe i beson vlerave universale per liri dhe drejtesi ndaj kerkoi: "Ne duhet te kemi oferte me te mire sesa Beogradi per pakicat", tha Haradinaj. Ai ka shtuar se qytetaret duhet te shtrijne doren e pajtimit edhe qytetareve serbe, dhe se kjo duhet te behet si interes madhor per Kosoven. Duke folur per zgjedhjet e reja, Haradinaj tha se nje kerkese e tille eshte pjese e Pakos se Ahtisarit. "Nese nuk respektohet pakoja, duhet t'u tregohet qytetareve", paralajmeroi Haradinaj. Sakaq, ai ka uruar qytetaret per pavaresine, duke shtuar se eshte edhe amanet i deshmoreve "qe ta mbrojme lirine dhe zhvillimin e vendit".