Qeveria mblidhet ne Mitrovice
E Premte, 11 Prill 2008
Qeveria e Kosoves mbajti dje mbledhjen e saj ne qytetin e Mitrovices. Kjo ishte hera e pare qe kabineti mblidhet jashte Prishtines. Me kete synohet te deshmohet se institucionet e Kosoves do te kene shtrirje ne te gjithe territorin e Kosoves. Kryeministri Hashim Thaci, tha se qellimi i mbajtjes se mbledhjes se qeverise ne Mitrovice eshte qe te deshmohet se institucionet duhet te funksionoje ne te gjitha rajonet e vendit dhe te jene sa me afer qytetarit. Thaci siguroi se qeveria e tij do te marre te gjitha masat qe te ruhet teresia territoriale e Kosoves dhe institucionet e Kosoves te kene shtrirje ne te gjithe territorin e vendit. Ai kerkoi nga serbet e Kosoves sidomos nga ata te pjeses veriore te Kosoves qe te integrohen ne shoqerine kosovare dhe te behen pjese e institucioneve te Kosoves. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, kane marre pjese dhe ministrat serbe te kabinetit qe drejton Thaci.