Ruker: Jo zgjedhje serbe ne Kosove
E Premte, 11 Prill 2008
Shefi i administrates nderkombetare ne Kosove, Joackim Ruker, deklaron se Serbia nuk mund te organizoje zgjedhjet lokale ne Kosove. Ne nje interviste qe i dha dje BBC-se, ai ka bere te ditur se cfaredo perpjekje per t'i mbajtur ato ne territorin kosovar do te shenoje shkelje te Rezolutes 1244. Por Ruker pranoi se misioni nderkombetar as nuk do te pengoje dhe as nuk do te ndihmoje ne mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe edhe ne territorin e Kosoves. Ndersa shtoi se do t'i pergjigjet nje letre te qeverise se Serbise, duke i bere te qarte se vetem UNMIK-u mund te organizoje zgjedhje ne territorin kosovar. Autoritetet serbe i kane shkruar shefit te UNMIK-ut, Joackim Ruker, me kerkese qe te lejoje mbajtjen e dy pale zgjedhjeve edhe ne vendbanimet me shumice serbe.
Cili eshte qendrimi juaj per zgjedhjet serbe ne Kosove?
Para se gjithash me duhet ta bej shume te qarte se vetem UNMIK-ut mund te mbaje zgjedhje ne Kosove dhe zgjedhjet e tjera nuk do te kene asnje vlefshmeri ketu, gjithnje perderisa nuk jane kerkuar nga UNMIK-u. Javen e kaluar, une kam kontaktuar me qeverine e Serbise, sepse kam degjuar permes mjeteve te informacionit, se ajo duket se planifikon te mbaje jo vetem zgjedhje parlamentare, por gjithashtu edhe zgjedhjet lokale ne Kosove. Une kontaktova me qeverine e Serbise dhe e pyeta nese kjo eshte e vertete.
Dhe nese eshte keshtu, atehere kjo shenon nje shkelje te Rezolutes 1244 dhe te mandatit te UNMIK-ut dhe kjo nuk do te ishte e pranueshme. Qe atehere une kam pasur reagim te qeverise serbe, e cila i ka shkruar leter UNMIK-ut, ne te cilen thote se eshte e sakte se do qe te mbaje zgjedhjet lokale ne Kosove, por se ne nje menyre respekton mandatin e UNMIK-ut dhe kjo keshtu eshte e shkruar. Une do te pergjigjem ne kete leter pas konsultave te ngushta me palet qe kane interes ne kete ceshtje.
A mund te zbuloni se cila do te jete pergjigja per qeverine e Serbise, kur behet fjale posacerisht per zgjedhjet lokale?
Une do te perseris se vetem UNMIK-u ka te drejten qe te therrase zgjedhjet ne Kosove. Do te perseris se Serbia nuk mund te organizoje zgjedhjet lokale ne Kosove dhe kjo do te pergjigja jone themelore. Do ta bej shume te qarte se nese Serbia do te provoj t'i organizoje ato atehere ato s'do te kene vlere.
Pra, ju nuk do t'i lejoni te mbajne zgjedhje nese ata provojne ta bejne kete?
Sikurse e thashe ato nuk do te kene vlefshmeri per Kosoven. Vetem UNMIK-u qe mund te mbaje zgjedhje te tilla dhe kete do ta beje shume te qarte.
Por pas 17 Shkurtit kemi pare reagimet e serbeve te Kosoves. Pastaj eshte thene se ka pasur perfshirje te Ministrise se Brendshme te Serbise ne ceshtjet e Kosoves. Mendoni se mund te shkaktohen probleme kur te vije koha e zgjedhjeve serbe?
Mendoj se ju po aludoni per fushaten parazgjedhore dhe ne njerezit qe do te provojne te bejne fushate ketu. Ne do te provojme qe te vendosim disa kritere per njerezit qe do te bejne fushate sepse, sic e dini, zgjedhjet parlamentare ne Serbi duhet te tolerohen sepse kete e kemi bere gjithnje. Ne nuk do t'i pengojme, por as edhe t'i mbeshtesim ato. Problemi me te cilin po perballemi jane zgjedhjet lokale dhe ato nuk do te tolerohen.
Mund te kete njerez qe bejne fushate kur behet fjale per zgjedhjet parlamentare dhe ne do te percaktojme disa kritere se cka do te lejojme dhe cka jo.
Perfaqesuesi i larte i BE-se, Havier Solana, ka lene te kuptohet pak dite me pare se serbet e veriut mund te marrin pjese ne zgjedhje. Pajtoheni me kete deklarim?
Nuk jam ne dijeni te nje deklarate te tille, por sic e kemi thene edhe me heret ne nuk do te mbeshtesim por as edhe nuk do te pengojme pjesemarrjen e qytetareve ne zgjedhjet parlamentare te Serbise. Por ne do ta cilesojme si shkelje, nese Serbia provon te mbaje zgjedhje lokale.
Kush eshte pergjegjes per Kosoven sot. Ju si UNMIK apo BE-ja. Po ju pyes sepse kemi pare certifikimin e Kushtetutes se Kosoves nga Peter Feith. Pse jo ju, nese jeni pergjegjes per Kosoven?
Tani per tani te gjithe pajtohen, perfshire edhe ata qe kane interesa ketu, se administrimi civil dhe ai ushtarak vazhdon te jete mbi bazen e Rezolutes 1244 dhe per gjithashtu tani per tani edhe Korniza Kushtetuese eshte ende e vlefshme. Ne kemi marre ne dijeni se Kuvendi i Kosoves ka miratuar Kushtetuten dhe se gjithashtu ajo do te hyje ne fuqi nga mesi i qershorit. Dhe atehere ne duhet te vezhgojme situaten dhe rrethanat qe ndryshojne. Disa rrethana po ndryshojne shume shpejt. Por tani ne jemi ne muajin prill dhe per momentin ne punojme jo vetem mbi bazen e Rezolutes 1244, por edhe te kornizes kushtetuese.
Gjithsesi, cili do te jete vendimi juaj per Kushtetuten pasi ajo ka kaluar ne Kuvend?
Ajo qe po ju them juve dhe qe eshte vleresim i pergjithshem eshte se kur kjo Kushtetute te hyje ne fuqi, diku ka mesi i qershorit, atehere rrethanat per Kosoven do te kene ndryshuar, ashtu sikur edhe per UNMIK-un.