PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kthimi i statu-kuose ne Kosove, i pamundur"


E Premte, 11 Prill 2008

Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon, deklaroi dje, gjate vizites se tij ne Rusi, se procesi i pavaresise se Kosoves eshte i pakthyeshem. "Eshte e pamundur te kthehet statu-kuoja", theksoi Ban Ki Moon, ne nje konference per shtyp, duke shtuar se ai kishte ardhur ne Rusi per mbeshtetje e "jo per kritike". Reagimi erdhi pasi Moska zyrtare ka shprehur dyshime ndaj neutralitetit te Banit, lidhur me ceshtjen e Kosoves.

Shefi i OKB-se u takua me Presidentin Putin dhe pasuesin e tij, Medvedev. Shteti me i ri ne bote kerkon te anetaresohet ne Kombet e Bashkuara, por Rusia e ka bere te qarte se nuk do ta lejoje nje gje te tille te ndodhe. Kjo pasi Rusia eshte anetar i perhershem i Keshillit te Sigurimit, me te drejte vetoje. Gjate bisedimeve me Ban Ki Moon, Presidenti i sapozgjedhur i Rusise, i cili e merr detyren ne muajin maj, Dimitri Medvedev, e ngriti ceshtjen e Kosoves, duke thene se disa vende kane lejuar qe mbeshtetja e tyre per Prishtinen te ndikoje ne standardet e veprimit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove. Sipas Medvedev, interpretimi i Rezolutes 1244 favorizon perendimin.

Ne kete pike, Ban Ki Moon iu pergjigj kritikave, duke thene para gazetareve se kishte ardhur ne Moske "per te marre mbeshtetje dhe jo kritika". "Te gjithe duhet te kuptojme faktin se kthimi i Kosoves ne gjendjen e statu-kuose eshte i pamundur dhe jopraktik", tha Ban Ki Moon ne pergjigje te qendrimit rus per Kosoven. Me tej, ai shtoi se "eshte e nevojshme te kerkohen rruget qe na nxjerrin nga kjo situate e komplikuar".




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika