 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Ballkan i veshtire
E Premte, 11 Prill 2008
Nga Janusz Bugajski
Samiti i NATO-s ne Bukuresht, javen e kaluar, dha urime te kufizuara per Ballkanin. Megjithese Shqiperia dhe Kroacia u ftuan ne Aleance, Maqedonia ishte drejtuar ne sallen e pritjes, Serbia mbeti ne ane, dhe kercenimet e vazhdueshme te Rusise per nje perteritje te konfliktit rajonal mbi Kosoven kaluan te pasfiduara.
Cdo sukses i NATO-s ne Ballkan duket sikur nxjerr ne drite nje problem te ri dhe mbledhja e Bukureshtit nuk bente perjashtim. Vendime pozitive ishin arritur me mbeshtetjen unanime per aderimin e Kroacise dhe Shqiperise, meqenese te dyja vendet kishin plotesuar standardet e nevojshme per anetaresim. Ne levizjet e tjera te favorshme, Mali i Zi dhe Bosnja siguruan Planin Individual te Veprimit per Anetaresim dhe Dialogun e Intensifikuar per t'i pergatitur ato per hyrjen e tyre te ardhshme ne NATO.
Udheheqesit e Aleances shfaqen nje gatishmeri per te zhvilluar marredhenie me te ngushta me Serbine pas zgjedhjeve parlamentare ne mes te majit. Por, me forcat pro-perendimore te percara dhe qe po humbin mbeshtetje, dhe Partine Radikale, e cila, sipas te gjitha gjasave, do te perfshihet ne qeverine e ardhshme serbe, Beogradi ka me shume te ngjare te levize pak nga pak me afer Rusise sesa NATO-s, pas zgjedhjeve kombetare.
Pjesa me e dukshme negative e Samitit ishte shtyrja e vendimit mbi anetaresimin te Maqedonise ne NATO. Anetaresimi i vendit u bllokua nga Greqia, pas vite te tera negociatash te bllokuara mbi emrin e vendit dhe perdorimin formal te ketij emri. Emri maqedonas pa nje percaktues gjeografik ose politik eshte pare ne Athine si nje sfide e drejtperdrejte ndaj trashegimise dhe identitetit helen, duke e bere te pamundur per parlamentin grek qe te ratifikoje hyrjen e Maqedonise ne NATO.
Per fat te keq, autoritetet maqedonase paten besim te tepruar se Uashingtoni do te mbizoteronte si nje ndermjetes ne konfliktin me Athinen dhe deshtuan ne adoptimin e nje pozicioni kompromisi te pranueshem. Ftesa e vendit per ne NATO varet vetem nga nje marreveshje me Greqine - nje perspektive qe tani mund te rezultoje akoma edhe me e pakapshme sesa perpara samitit.
Menjehere pas shtyrjes se pranimit ne NATO, politika maqedonase ka shume te ngjare te radikalizohet. Qeveria e brishte, e braktisur tashme nga partneret e saj shqiptare te koalicionit, mund te jete e detyruar te jape doreheqjen nese nuk bie dakord per emrin e ri qe do te beje te detyrueshem nje amendament kushtetues. Mund te pritet nje vale akuzash kunder Athines dhe nje rigjallerim i ndjenjave nacionaliste. Por kjo, vetem sa do te dobesoje reputacionin e Maqedonise si nje kandidat serioz per ne NATO.
Ne rast se nuk do te pergatitet nje strategji e forte ne negociatat me Greqine, me nje angazhim amerikan te nivelit te larte, trazirat e ardhshme politike mund te inkurajojne udheheqesit e minoritetit shqiptar per te bere presion mbi autonomine territoriale ne nje brez territori qe kufizohet me Kosoven dhe Shqiperine. Kjo do te permbyste Marreveshjen e Ohrit e cila u hartua me shume kujdes per te siguruar bashkekzistencen nderetnike ne nje shtet unitar ne vazhdim te kryengritjes shqiptare ne veren e 2001.
Pasojat me te gjera rajonale te mos marrjes se vendimit per Maqedonine mund te jene edhe destabilizuese. Nese Shkupi nuk do te njohe me shpejtesi pavaresine e Kosoves dhe do te deshtoje ne perfundimin e nje marreveshjeje kufitare me Prishtinen, kjo mund te inkurajoje disa militante shqiptare brenda Maqedonise per te kerkuar ndryshime territoriale. Militantet gjithashtu mundet te arrijne ne perfundimin, ne mungese te nje anetaresimi ne NATO, se Maqedonia eshte vetem "nje shtet i perkohshem".
Rusia gjithashtu do te kerkoje te nxjerre perfitime nga paqartesite maqedonase duke nxitur per lidhje me te ngushta ekonomike, politike dhe sigurie me Shkupin dhe duke pretenduar te jete nje mbrojtes i vendosur kunder pan-shqiptarizmit dhe "terrorizmit islamik". Objektivi do te jete qe te shtohet nje tjeter prone ne skemen e zgjerimit te monopolit te Moskes dhe ndertimin e nje zinxhiri te vartesve ne Ballkan duke u shtrire drejt Evropes qendrore dhe perendimore.
Pas deklarates se Samitit qe NATO eshte e angazhuar per nje anetaresim eventual per Ukrainen dhe Gjeorgjine - megjithese Aleanca ndaloi pak perpara se t'u ofronte atyre Planin e Veprimit per Anetaresim (MAP) - Moska leshoi paralajmerimet e veta te zakonshme kunder zgjerimit dhe paralajmeroi paqendrueshmeri te pashmangshme nese Kievi dhe Tbilisi do te ftoheshin ne NATO. Me pak e vene re, por sigurisht shume me e forte, ishte nje deklarate nga Kremlini, e cila pretendonte se zhvillimet ne Kosove akoma nuk kane arritur "fazen e tyre te nxehte", duke treguar se operacionet e NATO-s dhe BE-se do te ishin sfiduar nga rezistenca serbe dhe nje nxitje drejt ndarjes se Kosoves.
Moska do te vazhdoje te fitoje kapital mbi njohjen e kufizuar nderkombetare te Kosoves, duke krijuar dhimbje koke per NATO-n, duke i paraprire zgjerimit te metejshem te influences perendimore. Konfliktet, te ngrira ose te ndryshme, japin mundesi per promovimin e interesave te Rusise ne nje rajon qe ende duhet te jete siguruar teresisht brenda institucioneve perendimore.
Nese nacionalistet formojne qeverine e ardhshme te Serbise, NATO-ja duhet te prese nje koordinim me te ngushte midis Beogradit dhe Moskes ne provokimin e trazirave ne Kosove. Ato madje mund te precipitojne ne shpalljen e nje entiteti te ndare administrativ serb ne komunat veriore te Kosoves.
Elitat post-komuniste kudo ne Evropen juglindore mbeten te prekshme ndaj joshjes financiare te Moskes dhe ngrihen ne kembe per te perfituar personalisht nga hapja e ekonomive te tyre ndaj nje depertimi rus shume me substancial. Renia ne gracken ekonomike permes nje rrjeti gjithnje e me te gjere energjetik te kontrolluar nga ruset, gjithashtu mund te detyroje pranimin e heshtur politik ndaj objektivave pan-evropiane te Kremlinit.
Moska eshte duke ndjekur nje strategji te dyfishte kundrejt Perendimit: zgjerimin e carjeve brenda Evropes me qellim qe te zgjeroje influencen e saj; dhe duke u perpjekur te zvogeloje pranine amerikane per te parandaluar shkeputjen permamente te Evropes lindore nga orbita ruse. Duke e pare ne kete kontekst me te gjere strategjik, Samiti i Bukureshtit regjistroi disa suksese ne Ballkan, por jane te nevojshme angazhime shume me te gjera dhe te qendrueshme ne nje rajon akoma shperthyes dhe te kontestuar.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|