Shpeton "Skenderbeu", tani pak me i vogel
E Premte, 11 Prill 2008
Luljeta Ndoka
Renia e monumentit te Enver Hoxhes, 18 vjet me pare, nuk do te pasohet per asnje menyre me heqjen e atij te Skenderbeut. Edhe studioja, e cila "guxoi" te propozonte nderhyrje ne permasat aktuale te tij, duket se nuk ishte e qarte se cfare donte te bente ne te vertete. Pavaresisht propozimeve individuale, nje gje eshte e sigurt: Qendra e Tiranes do te kete shume gjelberim, shume ngjyra, arome, peme e trendafila, madje edhe pellgje uji e mini-shatervane. Maketet e paraqitura nga firmat konkurruese per sheshin "Skenderbej", zgjuan fantazine e qindra te ftuarve, te cilet u perpoqen ta imagjinonin se si mund te dukej me e bukur qendra e Tiranes. Megjithate, shume persona shfaqen dje rezerva ne lidhje me realizueshmerine e ketyre projekteve. Firma, e cila ka fituar simpatine e jurise se Bashkise se Tiranes do te zbulohet pikerisht sot, me mbylljen e fazes se dyte te konkursit. Pjese e jurise dje ishte edhe Ismail Khudhr Al-Shatti, inxhinier nga Kuvajti, njekohesisht perfaqesues i donatorit.
Edhe pas shume vitesh apo dekadash me radhe, qytetaret e Tiranes apo te ardhurit do te kene mundesine te lene takim te "Skenderbeu". Ndoshta ai nuk do te kete me permasat e tanishme, por do te jete ekzistent. Studioja holandeze MVRDV & TOPOTEK & ARUP ka hedhur dje idene qe lartesia e monumentit te ulet. Kjo, ne menyre qe pjesa ku eshte heroi kombetar hipur mbi kale, te jete e prekshme per njerezit. Pas monumentit ekzistues, eshte propozuar gjithashtu qe te jene prezente 6 kuaj te tjere me te vegjel. Arkitekti Maks Velo u ka kerkuar perfaqesuesve te firmes qe te ishin me te qarte, pasi projekti ishte disi i pergjithshem. Sikurse edhe Skenderbeu, edhe ndertesat ekzistente nuk do te prishem. Pavaresisht firmes, e cila do te shpallet fituese, ato do te qendrojne aty ku jane, por duke nderhyre disi ne menyren e vendosjes se shkalleve, ne fasada etj.
Ne qender te Tiranes pas disa kohesh do te gjejme gjithcka duam: qender tregtare, levizje te lire pa pranine e makinave, parkingje te nendheshme, kopshte me trendafila, pse jo edhe "pishina". Studiot arkitektonike prezantuan dje vizion per qendren, e cila, sipas tyre, duhej te behej me familjare, ndryshe nga aktualisht qe duket si e betonte. Pallati i Kultures u propozua nga studioja e Josep Lluis Mateo, nga Barcelona, qe t'i ngjate paksa nje tempulli grek. Ndersa pjesa qe lidh qendren me xhamine te kishte trotuare-qilima. Ndricimit i eshte kushtuar shume rendesi ne projekte. Barcelona e kishte konceptuar ne forme rrjete merimange. Nderkaq, ne qender te Tiranes pritet qe te kete edhe pellgje uji, te cilat mund te sherbejne per t'u freskuar gjate veres si dhe mund te sherbejne edhe si pasqyra te objekteve perreth. Megjithate, ato nuk do te jene te perhershme, por te komandueshme sipas thellesise se duhur, apo kohezgjatjes qe duhen lene aktive. Pervec dritave shume te gjalla, njera prej studiove kishte parashikuar edhe nje kopsht te stermadh me trendafila te kuq, me plot arome. Ndersa qilimat, do t'i japin xhamise se Et'hem Beut nje bukuri te pashoqe.
Kompanite ne gare
MVRDV&Topotek&Arup (Holande)
Monumenti i Skenderbeut te ulet poshte, pra te mos jete aq i larte. Kjo ne menyre qe ai te behet i prekshem per te gjithe njerezit. Per te krijuar nje pamje harmonike edhe me ambientin perreth, pas monumentit te ngrihen disa kuaj me te vegjel. Mes sheshit te vendoset nje shqiponje, si nje simbol kombetar. Sheshi duhet te kete shume ndricim dhe sa me shume ngjyra. Edhe gjelberimi duhet te kete nje vend te vecante ne qender te Tiranes. Ndertesat aktuale nuk duhet te preken, por duhet nderhyre ne to, per te modernizuar traditen. Sheshi do te kete disa rruge dhe carje.
Daniel Libeskind (USA)
Monumenti i Skenderbeut, Banka e Shqiperise, Muzeu Kombetar apo ndertesa te tjera te ketij lloji me vlera monumentale, nuk duhet te shkaterrohen. Ato mund te modernizohen, duke i ndryshuar fasadat, duke i dhene shume ndricim. Projekti parashikon ngritjen e nivelit te qendres dhe zhvendosjen e te gjithe aktivitetit poshte. Gjithashtu, do te jene te pranishme hapesira ujore, te cilat ndryshojne vazhdimisht permasat e tyre, madje edhe formen. Godina shumekateshe sherben si qender tregtare
Josep Lluis Mateo (Spanje)
Kioska, kulle me drita, stacion tramvaji. Keto jane elementet qe pritet te fuse perfaqesuesi nga Barcelona. Gjithashtu, parashikohet qender e re tregtare, rezervuar energjetik, panele diellore, parkim nentoke, para muzeut, dyqane te reja. Brenda muzeut stacion tramvaji, do te kete peme te posacme qe ndryshojne sipas stines, si dhe ngjyra te reja. TKOB-i, si Akropoli, trotuare te reja si qilima, dhe kopshti i madh i trendafilave do na japin nje pamje moderne dhe te mrekullueshme.
51N4E bvba, (Belgjike)
Do te ndertojme ambiente te gjelbra, te zgjerojme ndertesen e Operes. Ne kopsht dhe rruge te mbillen peme nga me te ndryshmet. Xhamia te rrethohet nga ngjyra, sikur te ishte qilim. Ndertesa e re te kete shume dhoma te vogla prane njera-tjetres. Sheshin ta ngreme rreth 3 per qind. Pra ne piken me te larte te jemi rreth 2 m me lart se pjesa tjeter e qendres, pothuaj si nje piramide e lehte. Sheshi te kete pellgje uji qe ndryshojne perdite, dhe ku reflektohen ndertesat perreth tyre.
Architecture -Studio (France)
Sheshi "Skenderbej" te behet shesh i kembesoreve. Boshti veri-jug te theksohet me shume. Rruga e Durresit te shohe xhamine dhe kullen. Ndertesat perreth le te jene si fasada kryesore ne drejtim te sheshit kryesor. Neper qender te krijohen "ishuj" me peme pishe, te cilat nuk pengojne as pamjen. Banka e Shqiperise, Parlamenti i vjeter, Muzeu, e ndertesa si keto, te ruhen, duke u bere ndryshime qe lidhen me anen estetike. Sheshi te sherbeje edhe si vend panairesh, aktivitetesh te ndryshme.
Atena Studio & Partners (Itali)
Studioja italiane eshte perpjekur te marre nga eksperienca e shesheve te mrekullueshme te vendit. Keshtu, Atena Studio ka parashikuar nje qender tregtare te madhe, e te llojllojshme, si dhe shume gjelberim e ndricim. Per sa i perket Muzeut, pallatit te Kultures dhe ndertesave te tjera me vlere arkitektonike, Atena ka menduar t'i ruaje keto vlera, por nepermjet nje arkitekture moderne. Lulishtet, me forma nga me te bukurat, si dhe pemet e mbjella ngado do t'i japin nje vlere tjeter qendres.