PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gorica: Nuk u pyetem per listen e barnave


E Premte, 11 Prill 2008

Sonila Isaku

Sugjerimet dhe kerkesat e pensionisteve per medikamentet me te kushtueshme dhe me te perdorshme nuk jane marre parasysh nga Keshilli i Administrimit dhe Ministria e Shendetesise. Sipas kryetarit te Sindikates se Pensionisteve, Isa Gorica, kjo pjese e popullsise, e cila ka edhe numrin me te madh te perdoruesve te ilaceve, nuk eshte pyetur apo marre mendim. "Deri me sot askush nuk na pyeti per ato medikamente qe per ne jane me te rendesishme. Kemi kerkuar qe te futen ne liste ato ilace qe perdorim me shume, por kjo kerkese nuk u mor parasysh", ka theksuar Gorica.

Sugjerimet

Pak kohe me pare, Sindikata e Pensionisteve ka kerkuar qe ne listen e re te barnave te shtohen medikamente, te cilat jane te perdorshme gjeresisht nga mosha e trete. Kerkesat e tyre kane pasur te bejne me semundje te renda, sic jane ato te sklerozes apo te prostates dhe diabetit. Sipas Gorices, vendimi per futjen e medikamentit te Diovanit ka qene shume i rendesishem, pasi eshte nje numer i madh pensionistesh qe e perdorin ate. "Diovani eshte menduar nga vete anetaret e komisionit dhe eshte futur ne listen e medikamenteve te rimbursueshme. Kjo per ne eshte nje arritje, nderkohe qe kemi kerkuar edhe shume medikamente te tjera", ka theksuar kryetari i Sindikates se Pensionisteve. Sipas tij, medikamentet qe jane sugjeruar nga sindikata e pensionisteve jane te perdorshme gjeresisht. Nje tjeter fakt qe kreu i sindikates ka vene ne pah eshte mosplotesimi i listes se barnave qe eshte larguar me 15 tetor te vitit 2005. Sipas tij, nga heqja e kesaj liste, 230 mije pensionistet, te cilet trajtohen me medikamente, shpenzojne 16 milione dollare me shume ne krahasim me vitin 2005.

Lista

Ashtu sikurse edhe vitet e tjera, lista e medikamenteve te rimbursueshme ka perfshire ato barna qe kane nje shtrirje me te gjere ne popullate. Me ndryshimet e fundit lista e ilaceve qe rimbursohen shkon ne 414. Nga 402 medikamente qe jane rimbursuar nje vit me pare kete vit do te jene edhe 21 te tjera, te cilat do t'i shtohen kesaj liste, por komisioni ka vendosur qe te largoje nga lista 9 ilace, te cilat nuk perdoreshin nga pacientet. Sipas drejtoreshes se ISKSH-se, futja e ketyre alternativave shmang monopolet e barnave.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika