Pronaret e banesave "humbin" truallin
Rozeta Rapushi
E Premte, 11 Prill 2008
Pronaret e ndertesave te ligjshme, ne troje te paligjshme, nuk do te kene mundesi te perfitojne dhe pronesine mbi truallin. Kuvendi hodhi poshte dje amendamentin e republikanit Arian Madhi per kete ceshtje, duke mos lejuar qe kjo kategori te perfshihet ne ate qe perfitojne legalizim per te qene plotesisht te ligjshem. Me shumice votash, mazhoranca e rrezoi kete amendament te propozuar per t'ju shtuar ligjit per "Kthimin dhe Kompensimit te Pronave". "Ky eshte nje precedent i rrezikshem per Parlamentin, i cili vendosi qe te legalizoje te paligjshmit dhe privon te ligjshmit", u ankua Madhi. Sipas tij, kjo kategori personash i kane te ligjshme ndertimet, por nuk kane truallin. Ndaj, kreu republikan propozoi qe t'u jepet mundesia ligjore qe te perfitojne dhe truallin. "Keshtu sic eshte lene, asnje prej tyre nuk do te munde te shese pronen, sepse nuk ka truallin", vijoi Madhi. Por mazhoranca nuk pranoi ta marre ne konsiderate propozimin, pavaresisht argumenteve te dhena nga PR aleate e saj. "Mesa po shoh une ketu favorizohen te paligjshmit dhe jo te ligjshmit. Ne nje kohe kur qeveria pranon te legalizoje mbi 200 e ca mije familje te paligjshme, pse nuk reagon dhe per kete kategori, qe jane plotesisht te ligjshem ne ndertimin e tyre, po nuk kane truallin", vijoi Madhi.
Prej me se nje viti, kryetari i Grupit parlamentar republikan ka depozituar ne Kuvend kerkesen per ndryshimin e ligjit te pronave. Por amendamentet e tij u pluhurosen ne zyrat e komisioneve parlamentare per shkak te mungeses se konsensusit politik dhe mbeshtetjes se mazhorances. Madhi kerkoi konkretisht qe ne ligjin "Per Kthimin dhe Kompensimit te Pronave" te shtohej nje amendament i vecante per kete kategori. "Pronareve te ligjshem te ndertesave, por qe nuk kane pronesi mbi truallin, t'ju jepet mundesia ta blejne ate me cmimet e tregut nga shteti", kerkoi republikani. Sipas tij, cdo meter truall mbi te cilin jane ndertuar keto ndertesa te ligjshme per shtetin, te mund te blihej nga pronari i nderteses me cmimet e tregut, percaktuar ne metodiken e cmimeve. E parate qe do te mblidheshin nga kjo kategori te shkonin ne fondin per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave. Sipas republikanit, kjo kategori njerezisht me rrezimin qe ju be nga kuvendi amendamentit te tij, do te qendroje keshtu e pa legalizuar. Asnje prej tyre nuk do te munde te shese ndertimin, pasi s'ka leje trualli. Ndryshim ky qe per republikanin duhej te ishte bere nga qeveria. Ne kete kuader, ai kritikoi ekzekutivin dhe mazhorancen se nuk po ecen sipas prioriteteve qe ka caktuar. Ku nder kryesoret eshte kthimi e kompensimi i pronave te ligjshme pronareve e zgjidhjen e ketij konflikti.
Madhi: Prona, qeveria s'po vepron drejt
Kryetari i Grupit republikan, Arian Madhi, reagoi ashper dje kunder qeverise, pas rrezimit ne Kuvend te nje prej amendamenteve te tij per pronat. Madhi kritikoi qeverine se nuk po vepron si duhet me ceshtjen e prones. "Po krijohen precedente te rrezikshem ku po favorizohen te paligjshmit dhe te ligjshmit po lihen menjane. Mazhoranca dje nuk pranoi te legalizoje ato persona qe kane ndertime te ligjshme, por s'kane pronesine mbi truallin", tha Madhi. Sipas tij, kesaj kategorie duhej t'i jepej mundesia qe te kete ne pronesi dhe truallin, jo vetem ndertimin. Duke marre parasysh qe po legalizohen njerez qe kane ndertime teresisht te paligjshme. Ndaj Madhi, kembenguli ne seance qe te mbeshteteshin amendamentet e tij, por pa rezultat. Mazhoranca nuk e perkrahu ne kete kerkese qe ai e ka depozituar prej nje viti ne Kuvend. Madje, prej kohesh ka zhvilluar dhe negociata me te djathtet ne pushtet per ta mbeshtetur me vote ne Kuvend.
Pronaret: Pa diskriminohemi, presim Kushtetuesen
Pronaret e ligjshem te tokave nuk jane aspak te kenaqur me ndryshimet qe po behen ne ligjin e pronave. Perkundrazi, ata kerkojne qe te ndryshoje teresisht ligji i pronave dhe ai i legalizimeve. Nenkryetari i shoqates "Pronesi me Drejtesi", Ahmet Sulstarova, tha dje per gazeten se arnime te tilla ne ligjet e prones, nuk ndihmojne aspak pronaret, perkundrazi i diskriminojne gjithnje e me shume ata. "Duhen ndryshime thelbesore. Pronaret po diskriminohen dhe nuk po favorizohen aspak", tha Sulstarova. Pronaret kerkojne ndryshime qe jane kushtetuese dhe ne favor te tyre. Sulstarova permendi ankesat qe shoqatat kane ende ne Gjykate Kushtetuese, si ndaj ligjit te pronave dhe atij per legalizimin e zonave informale. "Ne presim vendimin qe do te japin gjykata per to dhe nuk do e leme me kaq, por do te ankohemi dhe ne Strasburg", tha nenkryetari.
Dorezimi i dokumenteve te pronesise, zgjatet afati
Nga muaji i ardhshem te gjithe pronaret qe duan kthim e kompensim per pronat e zena, mund te depozitojne dokumentacionin ne zyrat e komisioneve te prones. Per te pritur me pas vendimin per tokat e tyre, nese do te mund t'i marrin fizikisht, apo do te kompensohen. Kuvendi vendosi dje me shumice votash t'ju leje pronareve dhe disa muaj kohe qe te depozitojne dokumentet per njohjen e pronave. E drejte qe ju ishte mohuar pronareve qe nga 31 tetori 2007. Sipas amendamentit te votuar ne seancen e djeshme, qe i shtohet ligjit per "Kthimin dhe Kompensimin e Pronave", pronaret do te kene mundesi qe te dorezojne dokumentacionin deri me 31 dhjetor 2008. Komisionet e tokes do te jene te hapura per te pritur te gjitha dokumentet. E mbas kesaj date, do te vijohet me procedurat e kthimit e kompensimit. Prej gjashte muajsh, pronaret nuk kane mundur qe te dorezojne dokumente per te njohur tokat e tyre te zena e perfituar kompensim. Pasi afati i dorezimit te dokumentacionit ne ligj ishte deri me 31 tetor 2007. Duke qene se pjesa me e madhe e tyre nuk munden t'i dorezojne ne kohe per shkak te kerkesave te shumta, atehere me konsensus e tere politika ra dakord per shtyrje te ketij afati. Vonesat ne dorezim erdhen si pasoje e dokumenteve te shumte qe kerkojne komisionet per kthim e kompensim te pronave, si dhe fluksit te madh te pronareve qe duan te rimarrin tokat e tyre te zena.
R.R