Nje tallje me zgjerimin*
E Enjte, 10 Prill 2008
Kur udheheqesit e NATO-s u takuan javen e kaluar ne Bukuresht, ata paten mospajtime te thella mbi ate nese Ukraines dhe Gjeorgjise duhet ti ofrohej nje mundesi per t'iu bashkuar Aleances. Me kete proces ata i shkaktuan nje dem te tmerrshem gjithe politikes se zgjerimit.
Zgjerimi ka qene ne zemer te Aleances per me shume se dy dekada. Traktati i saj themelues, nenshkruar pothuajse 60 vjet me pare, e ben te qarte se dera per anetaresim ishte e hapur per cdo shtet evropian qe mund te coje perpara parimet e Aleances dhe te kontribuoje ne mbrojtjen kolektive.
NATO e ka perdorur kete dere te hapur ne menyre efektive gjate ketyre dekadave, duke pranuar brenda saj Greqine, Turqine, Gjermanine perendimore dhe Spanjen gjate Luftes se Ftohte, dhe duke u zgjeruar pastaj ne Evropen qendrore dhe lindore pas shembjes se Bashkimit Sovjetik.
Ne 1999, me qellim qe ta bente procesin e pranimit me formal (si edhe per te ofruar nje menyre per te zbutur zhgenjimin e vendeve qe nuk ishin lejuar te anetaresoheshin menjehere), aleatet krijuan Planin e Veprimit per Anetaresim (MAP). MAP-i jepte ne menyre te detajuar se cfare duhej te benin vendet qe deshironin te anetaresoheshin ne NATO. Kur ato te plotesonin keto kritere, NATO do t'i ftonte ato te beheshin anetare te saj.
Shtate vende i plotesuan kriteret e MAP-it dhe ishin futur ne Aleance me 2004. Kroacia dhe Shqiperia jane vendet e fundit qe kane plotesuar kerkesa e MAP-it dhe kane marre ftesat per anetaresim.
Per fat te keq, veprimet e javes se kaluar ne Samitin e NATO-s minuan seriozitetin dhe kredibilitetin e ketij procesi. Ashtu si Kroacia dhe Shqiperia, edhe Maqedonia kishte plotesuar MAP-in e saj. Por Maqedonia nuk u ftua ti bashkohej Aleances sepse nje anetar i NATO-s, Greqia, kundershton emrin e ketij vendi. Eshte mjaft absurde qe Greqia pretendon se Maqedonia ka qellime mbi nje zone ne Greqi e cila gjithashtu eshte e njohur si Maqedonia.
Por te lejosh qe kjo te behet pjese e debatit mbi ate nese Maqedonia duhet lejuar t'i bashkohet aleances me te suksesshme ne bote perben nje tallje per procesin. Ne komunikaten e saj perfundimtare, NATO-ja thote se sapo Maqedonia dhe Greqia te gjejne nje kompromis te pranueshem per te dy vendet (dicka te cilen ata nuk kane arritur ta bejne prej me shume se 15 vjetesh), Maqedonia do te marre ftesen e saj. Por demi ndaj integritetit te procesit tashme eshte bere.
Duke mos u mjaftuar me minimin njehere te kesaj politike, NATO-ja veproi serish ne te njejten menyre kur erdhi ceshtja e Ukraines dhe Gjeorgjise. Pavaresisht nga njoftimet e mediave se gjermanet dhe francezet i kishin rezistuar presidentit Xhorxh W.Bush mbi anetaresimin e Ukraines dhe Gjeorgjise, fakti eshte qe SHBA ishin duke bere presion per ate qe ishte nje MAP, sipas te cilit keto dy vende do te kishin filluar te punonin per te plotesuar kriteret per anetaresim. Ky proces kishte shume te ngjare qe te zgjaste me vite.
Por duke iu frikesuar nje reagimi zemerak te Rusise ndaj edhe ketij hapi paraprak, Gjermania, Franca dhe disa vende te tjera aleate refuzuan te mbeshtesin nje MAP per dy ish-republikat sovjetike.
Ne menyre te dukshme, ne nje kompromis te perpunuar gjate takimit, udheheqesit e NATO-s deklaruan qe megjithese ata nuk po i ofronin Ukraines dhe Gjeorgjise nje MAP, ata kishin rene dakord qe "keto vende do te beheshin anetare te NATO-s". Me fjale te tjera, NATO-ja u mohonte Ukraines dhe Gjeorgjise nje mundesi per tu treguar te denja per anetaresimin, por u jepte atyre nje angazhim te paprecedent se ata nje dite do te beheshin anetare. Kjo nuk ka kuptim.
Zgjerimi i NATO-s ka qene nje politike shume e suksesshme gjate ketyre dekadave. Ai ndihmoi ankorimin ne Perendim te Spanjes se re demokratike ne fillimin e viteve 1980; ai siguroi qe nje Gjermani e bashkuar mund te integrohej plotesisht ne Aleance ne 1990, dhe ndihmoi ne forcimin e stabilitetit dhe sigurise ne vendet qe dikur kishin qene nen dominimin sovjetik ne vitet '90.
Nga fillimi i kesaj dekade, ishte duke u zhvilluar nje proces shume me funksional per zgjerimin e metejshem. Por duke perdorur kritere te tjera per t'i mohuar Maqedonise nje ftese, dhe duke i garantuar anetaresimin Ukraines dhe Gjeorgjise madje perpara se ata te tregojne vlerat e tyre, NATO-ja ka bere nje tallje me vete procesin.
(*) Artikull i botuar dje ne "THE INTERNATIONAL HERALD TRIBUNE", pergatitur nga Ivo Daalder /Analist ne Brooking Institute, James Goldgeier/Analist ne "Council on Foreign Relations"