 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Referencat, si abuzojne doganat me ligjin
E Enjte, 10 Prill 2008
Cmimet e references jane metoda e fundit, qe duhet te aplikohet per percaktimin e tarifes doganore nga administrata doganave, por ne fakt ajo eshte alternativa me e perdorur ne me shume se 60 per qind te rasteve. Si metode e pare per zhdoganimin e mallrave ne baze te Kodit Doganor eshte metoda e vleresimit mbi bazen e fatures se blerjes. E dyta eshte metoda e vleresimit mbi bazen e cmimit te mallrave identike ose te ngjashem. E treta eshte metoda e vleresimit mbi bazen e vleres se llogaritur te mallit dhe e katerta, e fundit eshte metoda e vleresimit mbi bazen cmimeve te references. Kjo duhet aplikuar vetem ne rastet kur jane konsumuar te tre metodat e pare, por qe nga viti 1999, kur kjo praktike hyri ne fuqi, ajo rezulton me e perdorura. Nga nje komunikim i gazetes me disa nga importuesit kryesore ne vend, mesohet se cmimet e references aplikohen me se shumti nga doganieret, por jo vetem kaq, abuzimi ne kete drejtim eshte shume i larte. Abuzimet vijojne edhe ne rastet me te rendomta. "Kur edha ne Shqiperi kisha marre me vete disa mostra pantallonash xhins afersisht 350 cope. Kur zbrita ne Durres, me thane qe te paguaj dogane. Malli ne Gjermani kushtoi 500 euro, kurse dogana 1000 euro", tha Arbeni, nje tregtar i vogel konfeksionesh. Ai tha, se sipas matjeve shqiptare te doganave tarifa doganore rezultoi 150 per qind nga maksimumi 19 per qind qe jane ne vende te tjera te BE. Mirepo veprime te tilla apriori aplikohen edhe me kompani te tjera serioze dhe ndaj mallrave qe kane peshe te konsiderueshme ne shpenzimet e konsumatoreve. Keshtu aplikimi i tarifave te larta doganore si rezultat i referencave "false", krijon deformime edhe ne cmimet e mallrave te importit. Nga ana tjeter, integrimi ne BE kerkon qe aplikimi i cmimeve te references ne procesin e zhdoganimeve te eliminohet ose te reduktohet ne maksimum, por kjo ende nuk po duket ne praktikat doganore. Nga ana tjeter, metoda e vleresimit konsiderohet kritike, pasi ajo eshte e lidhur ngushtesisht edhe me apelimin dhe me punen e administrates tatimore per efekt te rimbursimit te TVSH-se. Tregtaret pohojne se, abuzimi me cmimet e referencave nuk eshte nje filozofi qe shoqeron te gjithe administraten doganore, por persona te vecante, te painformuar dhe abuzive.
Qe nga viti 1999, kur u miratua Kodi i Ri Doganor, cmimet e referencave mbi te cilat vilen tarifat doganore vazhdojne te krijojne kosto te biznesi. "Aplikimi i cmimeve referuese per zhdoganimin e mallrave, duke anashkaluar vleren e faturave te blerjes, pra cmimin real me te cilen bizneset kane operuar ne vendet e Bashkimit Evropian apo gjetiu, ka vene mjaft sipermarres para humbjeve te paparashikuara financiare", tha Arben Pregja, kryetari shoqates se biznesmeneve me pakice. Ka raste kur nje maune me mallra qe kushtojne p.sh., 30 mije euro eshte zhdoganuar per 35 mije. Kjo, sipas Pregjes, demton financat e bizneseve, prish planet e investimit dhe rrjedhimisht ulje te punesimit. Kur ka fatura te rregullta te merren per baze per zhdoganimin dhe jo cmimet e references. Ne rastin e ekonomise shqiptare, nese do te supozonim nje kosto ne kufijte 5-10 per qind te vleres se mallrave, te shkaktuara prej procedurave joeficiente dhe te panevojshme doganore dhe masave te tjera penguese te tregtise, bazuar ne volumet aktuale te importeve, perfitimet potenciale do te luhateshin ne 100-200 milione USD, thuhet ne nje studim te Qendres per Tregti Nderkombetare, ACIT. Doganat bejne vleresimin e tarifave me kater metoda. Por, sipas ACIT, me shume perdoret ajo e cmimeve te referencave, me rreth 60 per qind te rasteve. Sipas nje anketimi qe qendra ka bere ne ndermarrjet e biznesit, del se 73,6% e subjekteve mendojne se perdorimi i cmimeve te references shkakton kosto shtese ne veprimtarine e biznesit. Kjo rritje ne kosto vleresohet te luhatet ne intervalin 5-15 per qind. Per sa i perket lajmerimit me shkrim te personit ne rast te mos aplikimit per vleresim te cmimit te transaksionit, e cila parashikohet edhe nga kodi yne doganor, shumica e pergjigjeve te bizneseve rreth 62% jane perqendruar ne anen negative, domethene ne moslajmerim nga ana e administrates doganore. Vleresimi doganor perben nje nder elementet me rendesi kritike ne veprimtarine e biznesit dhe sigurimin e nje konkurrence te barabarte per operatoret ekonomike. Nje vendim i papritur i doganave ne fund te vitit qe shkoi i ka corientuar te gjithe tregtaret qe sjellin mallra nga Turqia dhe Kina. Kur kane ardhur ne dogane, tregtareve u eshte kerkuar te paguajne dyfish. Vendim i paralajmeruar te ben te dyshosh se nuk ka asnje fare rregulli. Lehtesimi i tregtise eshte shkenca dhe arti i permiresimit te mjedisit te tregtise nderkombetare.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Puna e "zeze", tatimoret aksion ne bllok
- Kredi 100 milione euro, Albtelekom nis nga e para
- BERZH, dy here me shume investime ne 2008-en
- Italianet studiojne qendrat potenciale te turizmit
- Marka "Esprit" mberrin ne QTU
- Greket, planifikojne TEC 800 MW ne Shqiperi
- Financat: Tatimoret abuzuan me urdhrin per gazetat
- Bixhozi, menyre e re kontrolli
- USD, renie historike, dje 62 cent
- Kasat, garen e fitojne 5 kompani
- Te drejtat e autorit, tatimoret ne aksion
- Porti i Durresit ne skaner per kontrabanden
- Celularet me internet, gati tenderet nderkombetare
- Ndryshimi, miratohet ligji per OFN-te
- Kompanite e sigurimeve abuzojne me shlyerjen e demeve
|
|