 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Turizmi, prurjet ne 2007 arriten 1 miliard euro
E Enjte, 10 Prill 2008
Gjithnje e me shume sherbimet e turizmit po zene peshen kryesore ne zhvillimet ekonomike ne vend dhe sidomos ne tregtine e jashtme. Sipas analizes perfundimtare te Bankes se Shqiperise, ne lidhje me te ardhurat nga turizmi per vitin 2007, rezulton se prurjet ne ekonomine vendase kane qene 1 miliard euro, te vleresuara 27 per qind me shume, se ato nga eksporti i mallrave. Nderkohe, shpenzimet e shqiptareve ne udhetimet jashte shtetit jane rritur me te njejtat ritme, duke arritur ne rreth 923 milione euro. Bilanci pozitiv ne favor te ekonomise shqiptare eshte 77 milione euro. Per here te pare, kete vit sektori i turizmit u ngjit ne krye te klasifikimit per sa i perket prurjeve valutore ne ekonomine vendase nga jashte. Per here te pare, vlerat monetare qe u perfituan nga turizmi kaluan dergesat e emigranteve, te ardhurat nga eksportet dhe te ardhurat qe futen nga investimet direkt. Sipas bankes, kjo rritje eshte influencuar, kryesisht nga rritja e numrit te shtetasve te huaj dhe e emigranteve qe kane vizituar vendin, nderkohe qe koeficienti i shpenzimeve ditore eshte luhatur rreth niveleve te nje viti me pare dhe ai i dite-qendrimit vleresohet ne renie te lehte. Viti 2006 ka regjistruar nje fluks te ardhurash nga turizmi prej 805 milione euro ose 16 per qind me shume se viti 2005. Kjo rritje vihet re ne te ardhurat e siguruara nga sherbimet e ofruara udhetareve jo rezidente qe vizitojne Shqiperine per qellime biznesi dhe personale. Keshtu, kontribuuesit kryesore ne rritjen ekonomike gjate vitit 2007 kane qene vecanerisht sektoret e transportit dhe telekomunikacionit, tregtise, hotelerise dhe restoranteve, si dhe ai i industrise. Rritja e aktivitetit ne keto sektore ka balancuar ngadalesimin e aktivitetit ne sektorin e ndertimit, sqaroi banka. Gjithashtu autoriteti qendror bankar rithekson nevojshmerine e ndermarrjes se reformave strukturore ne bujqesi, me qellim rritjen e eficiences dhe prodhimit ne kete sektor. Kjo do te bente qe ne nje periudhe afatmesme te mund te zvogelohen permasat dhe efektet e goditjeve nga jashte qe kane te bejne me prodhimet bujqesore. Viti 2007 ka shenuar zhvillime te reja ne sektore te ndryshem te ekonomise dhe rendesine qe ato po marrin ne ritmet e rritjes ekonomike. Ne kete fokus, sektori i turizmit gjithnje e me shume kryeson si sektori me rendesine me te madhe ne zhvillimin ekonomik te vendit. Ky sektor ka prodhuar nivelin me te larte te shitjeve, te te punesuarve dhe te sherbimeve ne ekonomi gjate 2007. Po keshtu, zhvillime pozitive ka shenuar edhe sektori i industrise, sidomos ajo nxjerrese, e cila ka dhene nje ndikim mjaft pozitiv ne rritjen e eksporteve.
B.H.
2007, investimet e huaja 463 milione euro
Fluksi i investimeve te huaja direkt gjate vitit 2007 regjistroi 463 milione euro, me nje rritje vjetore prej 205 milione eurosh, kundrejt vitit te kaluar. Kjo rritje ka ardhur vecanerisht nga investimet ne fushen e komunikacionit, rezultat kryesisht i procesit te privatizimit si dhe rritjes se pranise se kapitalit te huaj ne sektorin financiar te ekonomise shqiptare.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Baticat e ujerave te zeza pushtojne Velipojen
- Dhermiu, pa rruge e roje bregdetare
- Malet e pleherave largojne turistet nga Saranda
- Uji i pijshem, Shengjini si Saharaja
- Kur te gjithe perulen per Muhamed Ali
- Saranda ne rruge, peshk, midhje dhe karkaleca
- Pushuesit braktisin Velipojen, bien prenotimet sezonale
- Saranda – cfare thone pushuesit
- Oferta fluturuese, "Shijoni Italine"
- Divjaka, parku kombetar ku nuk ka vetem plazh
- Pronaret: Ne jemi gati, por plazhi nuk ka infrastrukture
- Plazhi ku "lulezojne" tezgat dhe "karabushet"
- Ndertimet pa leje, fadroma qe nuk mberrin kurre
- Velipoja, plazhe, laguna dhe klime malore
- Bregdeti i Dhermiut, plazhe shkembore dhe net te cmendura
|
|