PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pergjysmimi i tatim-fitimit, te ardhurat nuk bien


E Merkure, 09 Prill 2008

Tatimi-fitimi ne janar te ketij viti eshte vjele ndaj bizneseve 10 per qind, nga 20 per qind qe ishte ne 2007, por te ardhurat nga ky tatim nuk jane ulur. Sipas shifrave te administrates tatimore, realizimi i te ardhurave nga tatim-fitimi ne vlere absolute eshte me lart se tremujori i vitit qe shkoi. "Kjo do te thote qe kemi nje pakesim te informalitetit dhe evazionit ne kete lloj takse me me shume se dy here", tha ministri i Financave, Ridvan Bode. Kete tatim e paguajne bizneset qe kane nje xhiro vjetore me shume se 8 milione leke ne vit. Nga kjo mase te ardhurat nga tatimi mbi fitimin per vitin 2008 parashikohen ne rreth 14.4 miliarde leke nga rreth 22.900 miliarde leke te planifikuara ne buxhetin fillestar te vitit 2007, me nje ulje prej 8.5 miliarde leke, ose 37% te ketyre te ardhurave. Por te dhenat nga Ministria e Financave tregojne se nuk ka patur renie. Pergjysmimi i normes se tatim-fitimit ka patur impakt pozitiv gjate vitit 2008, sepse eshte rritur baza e taksueshme. Biznesi vendas po nxitet te deklaroje shifra reale te bilanceve kontabel dhe klima pritet jete me atraktive per investimet. "Tatimi mbi fitimin, i cili edhe pse eshte 2.5 here me i ulet nga tremujori i pare i vitit 2005, kur ka qene 25%, kemi nje rritje prej 24.3% te te ardhurave nga kjo lloj takse, per tremujorin e pare te vitit 2008, kur niveli i tatimit eshte vetem 10%", tha ministri Bode.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika