 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Cmimet, rritja me e larte ne 6 vite
E Merkure, 09 Prill 2008
Blerina Hoxha
Rritja e cmimeve gjate muajit mars ka thyer rekordet e gjashte viteve te fundit, duke tejkaluar te gjitha parashikimet. Sipas nje deklarate te djeshme te Institutit te Statistikes, rritja pergjithshme e cmimeve ne mars shenoi 4,6 per qind, ne muajin shkurt ky tregues ishte jo me shume se 3,6 per qind. Ndikimin me te forte ne kete rritje e dhane cmimet e energjise elektrike, por rritje kane shenuar pothuajse te gjitha produktet ushqimore qe nga frutat deri vaji dhe yndyrat. Keshtu shqiptaret me te njejtin sasi lekesh qe kishin muajin kaluar nuk mund te blejne te njejten sasi mallrash, per shkak se cmimet jane rritur. Indeksi i cmimeve ne grupin "Ushqime dhe pije joalkoolike" shenoi nje rritje prej 0.7 per qind, me nje ndikim prej 0.3 per qind ne totalin e ndryshimit mujor. Brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 4.8 per qind verehet ne nengrupin "fruta". Ketu mund te permendim rritjet e cmimeve te kivit me 16.9 per qind, molleve me 5.4 per qind, portokalleve me 4.4 per qind dhe bananeve me 3.7 per qind. Gjithashtu rritje pesuan edhe zarzavatet. Rritjen me te madhe e ka pesuar lulelakra me 31.4 per qind, lakra me 24.6 per qind, domatet me 10.5 per qind etj. Gjate muajit mars cmimet jane rritur edhe vajra dhe yndyrat me 0.5 per qind, buken e dritherat me 0.5 per qind, peshk" me 1.2 per qind. Ndersa cmimet u ulen vetem per qumeshtin, djathin dhe vezet me 0.5 per qind. Pervec cmimeve te ushqimeve, rritje te dukshme kane pesuar edhe cmimet e energjise, naftes, benzines dhe per rrjedhoje edhe biletave te transportit.
Rritja e cmimeve eshte ne vijimesine e nje viti me pare, ku si rezultat i rritjes se cmimeve per dritherat, naften, dhe vajin ne tregjet nderkombetare mori goditje edhe tregu vendas. Si pasoje e kesaj situate ka pesuar rritje, jo vetem mielli dhe nenproduktet e tij, por edhe te gjithe mallrat e shportes, duke filluar me vajin dhe duke perfunduar me mishin. Banka e Shqiperise pak dite me pare publikoi nje studim, sipas te cilit cmimet e mallrave te importit kane thyer rekordet historike qe kur Shqiperia liberalizoi tregtine me jashte, duke u rritur ne vitin e fundit plot 8 per qind. Nderkohe qe rritja mesatare e cmimeve te mallrave te importit ne vitet 2001-2006 ishte 1.2%. Cmimet e mallrave baze, si drithi dhe nafta, ne tregun boteror jane rritur me ritme te shpejta gjate dy-tre viteve te fundit. Cmimi i grurit ne tregun boteror u rrit me 32% gjate 2007, ne krahasim me rritjen mesatare vjetore 7% gjate viteve 1999-2006. Por, nga ana tjeter, forcimi ne terma nominale i lekut me 8% ndaj monedhes amerikane, ka frenuar percjelljen e plote te rritjes se cmimit te drithit ne vend. Banka qendrore ne studimin e saj pohon se cmimi ne vend u rrit sa 1/3 e rritjes se cmimit jashte. Edhe nga raportimet e vete bizneseve, ne vrojtimin e besimit te bizneseve, rezulton se rritja e kostove te prodhimit gjate ketij viti ka qene rreth 2 here me e larte sesa mesatarja historike. Banka e Shqiperise edhe per vitin 2008 ka shpallur si objektiv per inflacionin nivelin 3 per qind, me nje mundesi luhatjeje prej ± 1 pike perqindjeje rreth kesaj vlere qendrore. Rreziqet ne ekonomi per rritjen e inflacionit jane te njejta si me pare. Ky ka qene rezultati ne lidhje me pritshmerine e Bankes se Shqiperise per zhvillimet ne sektorin e cmimeve per vitin ne vazhdim. Analiza e balances se rreziqeve, si dhe parashikimet per inflacionin ne dymbedhjete muajt ne vijim, japin sinjale per nje situate me te balancuar midis faktoreve me natyre nxitese dhe frenuese ndaj presioneve inflacioniste ne ekonomi. Megjithate, faktoret e rrezikut jane ende te pranishem dhe te njejte me ata te cituar me pare nga ana e Bankes se Shqiperise.
Kivi 16.9 %
Mollet 5.4 %
Portokallet 4.4 %
Banane 3.7 %
Lulelakra 31.4%,
Lakra 24.6 %
Domate 10.5%
Vaji 0.5 %
Dritherat 0.5 %
Peshk 1.2 %
Lende djegese dhe energji 3.8%
Biletat e transportit 0.8 %
Nafta 1.4 %
Benzine 0.5 %
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Marka "Esprit" mberrin ne QTU
- Greket, planifikojne TEC 800 MW ne Shqiperi
- Financat: Tatimoret abuzuan me urdhrin per gazetat
- Bixhozi, menyre e re kontrolli
- USD, renie historike, dje 62 cent
- Kasat, garen e fitojne 5 kompani
- Te drejtat e autorit, tatimoret ne aksion
- Porti i Durresit ne skaner per kontrabanden
- Celularet me internet, gati tenderet nderkombetare
- Ndryshimi, miratohet ligji per OFN-te
- Kompanite e sigurimeve abuzojne me shlyerjen e demeve
- Aksionet, tregu teresisht informal
- Ushqimet, rritja e cmimeve rekord ne 2008
- "Hendeku" tregtar, 600 milione euro
- Monopolet, biznesi nuk bashkepunon
|
|