 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Janar-mars, tepricat ne buxhet 80 milione euro
E Merkure, 09 Prill 2008
Blerina Hoxha
Buxhetit te shtetit i kane tepruar per tre muajt pare te vitit rreth 10 miliarde leke, ose 80 milione euro me kursin aktual te kembimit. Keshtu per periudhen tremujore jane grumbulluar me shume se 64 miliarde leke dhe jane shpenzuar vetem 53 miliarde leke. Ministri i Financave i beri publike shifrat ne lidhje me ecurine e treguesve buxhetore gjate periudhes tremujore dje gjate nje takimi me mediat. Ai tha se ka nje pakesim prej rreth 18% ne krahasim me programin, por shpenzimet jane rreth 8.9% me shume se e njejta periudhe e vitit te kaluar. "Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe niveli i shpenzimeve per investimet publike, vijon te mbetet ne parametra jo ne perputhje me objektivat e medha qe kemi kete vit per investime", theksoi ministri Bode. Vellimi ne total i investimeve per kete vit eshte me i larti historik, shkon deri ne 10% te PBB-se dhe kerkon qe fondet e akorduara per investimet publike te mund te shpenzohen ne menyre ritmike. Tepricen prej 10 miliarde lekesh, qeveria i ka investuar me afat te shkurter qofte ne sistemin bankar, qofte duke asistuar KESH-in me kredi te perkohshme. Por keto fonde dhe te gjithe tejkalimet e metejshme, sikurse dhe deficiti i programuar, do te jene ne dispozicion per te mbeshtetur pershpejtimin e investimeve publike ne periudhat e ardhshme. Tremujori i pare ka nje problematike ne realizimin e shpenzimeve, pasi avancon me ngadale, per shkak te procedurave te tenderimit dhe procedurave te tjera qe lidhen me keto lloj projektesh. Nga ana tjeter, tejkalimi i te ardhurave ne buxhet, gjithnje e me shume do te rrise presionin per te vijuar investimet publike sipas programit. Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit ka kapacitete per te financuar shume me teper, por ajo ka preferuar te jete e matur me financimin, ne nje kohe qe progresi real eshte shume here me i madh nga se jane financuar.
Nga ana tjeter programi i realizimit te te ardhurave buxhetore ka pasur ecuri me te mbare. Totali i te ardhurave te buxhetit per 3-mujorin e pare arrin ne 63,6 miliarde leke dhe ka nje ritmike me te larte ne dy vitet e fundit, ne rritjen e te ardhurave te arketuara ne buxhetin e shtetit. Krahasuar me vitin e kaluar, ato jane rreth 15% me te larta dhe krahasuar me 3-mujorin e pare te vitit 2005, ato kane nje rritje prej 18,2 miliarde leke. Ne realizimin e ritmit te ketyre te ardhurave, te ardhurat tatimore, dhe sidomos nga tatimet dhe doganat zene peshen kryesore. Meritat i faturohen administrates tatimore, e cila ka arketuar 27 per qind te ardhura me shume se tremujorin e pare te vitit qe shkoi.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Puna e "zeze", tatimoret aksion ne bllok
- Kredi 100 milione euro, Albtelekom nis nga e para
- BERZH, dy here me shume investime ne 2008-en
- Italianet studiojne qendrat potenciale te turizmit
- Marka "Esprit" mberrin ne QTU
- Greket, planifikojne TEC 800 MW ne Shqiperi
- Financat: Tatimoret abuzuan me urdhrin per gazetat
- Bixhozi, menyre e re kontrolli
- USD, renie historike, dje 62 cent
- Kasat, garen e fitojne 5 kompani
- Te drejtat e autorit, tatimoret ne aksion
- Porti i Durresit ne skaner per kontrabanden
- Celularet me internet, gati tenderet nderkombetare
- Ndryshimi, miratohet ligji per OFN-te
- Kompanite e sigurimeve abuzojne me shlyerjen e demeve
|
|