PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Energjia, 8 kompani shprehin interes per OSSH


E Merkure, 09 Prill 2008

Rreth 8 kompani te huaja kane shprehur interes per privatizimin e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se energjise elektrike ne KESH. Lajmi u be i ditur dje nga ministri i Ekonomise, Genc Ruli, gjate tryezes teme "Privatizimi i Operatorit te Shperndarjes ne Shqiperi". Keto kompani u bene pjese e tryezes se djeshme, duke u njohur me situaten aktuale per privatizimin e OSSH, duke shprehur keshtu interes per kete sektor. "Keto kompani jane kontaktuar me pare ne nivele politike dhe teknike dhe padyshim procesi nuk nis sot, pasi me pare u jane derguar informacionet paraprake", deklaroi dje Genc Ruli. Sipas ministrit, keto tryeza jane te rendesishme per faktin sepse palet testojne njera-tjetren, duke pasur parasysh qe privatizimi i OSSH-se eshte me shume rendesi per qeverine. "Ne po shohim se cilat jane qendrimet dhe sensibilitetet qe ka nje investitor i huaj, problemet qe mund te kene per menaxhimin e sektorit, per modelin e tregut, per rolin qe mund te kete furnizuesi, apo shperndaresi ne treg", theksoi ai. Sipas tij, po testohet fakti se cfare quan me te rendesishem nje investitor ne privatizim te tille. Ky informacion do t'u duhet kompanive te huaja pjesemarrese ne takim per vendimmarrjen, nese do te marrin apo jo pjese ne kete gare. Ministri Genc Ruli vleresoi pjesemarrjen e rreth 8 prej kompanive me te medha dhe dominuese ne tregun evropian, ne kete tryeze. "Ne nje moment te dyte do te shohim se cila eshte vendimmarrja e tyre per te marre pjese ne privatizimin e OSSH-se", tha Ruli. Shqiperia hyn ne privatizimin e sektorit te shperndarjen, pasi kete proces e kane kaluar Bullgaria, Rumania dhe dy vjet me pare dhe Maqedonia. Ne tryezen e organizuar dje kane marre pjese te gjithe drejtuesit e larte te sektorit elektroenergjetik shqiptar, si drejtori i KESH-it, ai i ERE-s, si dhe perfaqesues te tjere te qeverise. Pjesemarresve ne kete takim iu paraqiten kuadri ligjor si dhe situata aktuale e sektorit elektroenergjetik, ne menyre qe te krijohet nje panorame e qarte per te gjitha kompanite qe kane interes per t'u perfshire ne procesin e privatizimit.

Aksionet, ne pronesi te ministrise

Qeveria ndryshon serish vendimin per krijimin e Operatorit te Sistemit te Shperndarjes se energjise. Ne kuader te procesit te privatizimit, Keshilli i Ministrave ka miratuar edhe hapat qe do te ndiqen per realizimin e tij, duke bere edhe ndryshimet e djeshme. Keshtu, dje eshte percaktuar edhe procedura per kalimin ne pronesi te OSSH-se te aseteve, por qe jane ne administrim te KESH, si dhe eshte vendosur qe aksionet e Operatorit transferohen te Ministria e Ekonomise






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika