"Ngjyra e lekures, me la pa shkolle"
E Merkure, 09 Prill 2008
Sonila Isaku
Endrra me e madhe e jetes se saj ka qene vazhdimi i studimeve te larta. Por, ne nje moment i eshte dukur sikur kjo enderr, Briseides nuk do t'i realizohej kurre. Megjithese ka konkurruar ne nje nga universitetet shteterore te Tiranes, te qenit rome e ka bere te ndihet e diskriminuar, pasi nuk i eshte dhene e drejta e studimit vetem per kete fakt. Per te, jeta nuk ka pasur me kuptim, nderkohe qe perpjekjet per t'u arsimuar edhe per te pasur nje universitet kane vazhduar edhe me tej. "Zgjidhja qe une gjeta ishte te regjistrohesha ne nje nga universitetet private per te vazhduar endrren time, pasi ato shteterore me diskriminuan, nuk me mbeshteten per vete faktin se isha rome", tregoi dje per "KJ", studentja Briseida Taco. Sipas saj, megjithese numri i romeve dhe egjiptianeve, te cilet kerkojne te vazhdojne studimet e larta eshte shume i vogel, serish Ministra e Arsimit nuk ka menduar nje numer kuotash per keta studente.
Arsimimi
Deshira per te vazhduar studimet e larta ka qene shume e madhe, nderkohe qe mundesite qe i jane ofruar Briseides, por edhe shume bashkemoshatareve te saj, kane qene te pakta. Duke jetuar ne periferi te kryeqytetit edhe shkolla ne te cilen ka kryer arsimimin nuk i ka ofruar shume mundesi per te pasur nje mesimdhenie cilesore me nje kerkese llogarie te madhe. "Diskriminimi yne ka filluar qe ne shkollat e mesme dhe ato 8-vjecare, ku ne shiheshim thjesht si rome. Nderkohe qe edhe kushtet ekonomike kane ndikuar drejtpersedrejti ne vazhdimin e shkolles", thote studentja e vitit te pare. Sipas saj, shume prej femijeve rome nuk i vazhdojne studimet dhe jane analfabete, sepse detyrohen te punojne ne moshe te vogel, per shkak te varferise.
Diskriminimi
Nese ndeshesh perballe me 19-vjecaren Briseida Taco, ajo nuk te jep aspak pershtypjen e nje vajze rome. E veshur thjesht, me pamje serioze dhe me shume edukate mundohet te te tregoje peripecite qe ka hequr per t'u arsimuar. Ketu e ka ndier veten per here te pare si nje njeri me ngjyre, por ne te vertete nuk ngjan aspak ashtu. Shkolla e larte asaj i eshte mohuar vetem per kete fakt, nderkohe qe perpjekjet e bera nepermjet shoqatave te ndryshme egjiptiane nuk ka mundur te kontaktoje asnjehere te vetme me ministrin, rektorin apo dekanin e universitetit, ne te cilin kish konkurruar. "Megjithese bera perpjekje per ta vazhduar ate universitet, askush nuk pati "miresine" vetem te me takonte dhe jo me te ofronte ndihme. Por ajo qe dua te theksoj eshte se romet mbeten analfabete per shume arsye, duke filluar nga mentaliteti, varferia apo edhe perjashtimet qe na bejne", tregon studentja19-vjecare Taco. Sipas saj, keto jane edhe arsyet qe komuniteti rom duhet te ngreje zerin dhe te kerkoje me shume te drejta. Por, nga ana tjeter ajo i kerkon me shume mbeshtetje qeverise dhe shtetit per te njohur keta shtetas dhe per te ditur edhe numrin e sakte te tyre. Sipas Briseides, sot ende ne vendin tone nuk ka nje numer te sakte te komunitetit rom, pasi nuk ka nje regjistrim te popullsise.
Topi e Berisha takojne femijet rome
Kreu i qeverise, por edhe ai i shtetit, kane pritur dje ne Diten Boterore te Romeve femije te ketij komuniteti. Kryeministri Berisha pranine e fiseve cigane dhe bukurine e tyre e ka quajtur si nje fat per shqiptaret, ndersa ka premtuar politika dhe strategji, te cilat do te ndihmojne ne permiresimin e jeteses se ketyre banoreve. Ndersa Presidenti Bamir Topi ka takuar femije rome te shoqeruar nga drejtues te Unionit te Romeve te Shqiperise "Amaro-Drom". Pasi eshte interesuar per mbarevajtjen e ketyre femijeve ne jete e ne mesime, Presidenti Topi vuri ne dukje rendesine e punes me devotshmeri dhe profesionalizem per te ndertuar nje te ardhme me te mire per femijet, per te mundesuar per ta kushte dhe standarde te larta te edukimit dhe te arsimimit. Nderkohe nje tjeter pike e rendesishme ku eshte ndalur Topi ka qene edhe rendesa per vaksinimin e tyre, ne menyre qe femijet e bashkesise rome te ndihen dhe te jetojne plotesisht te integruar ne shoqeri, si qytetare te barabarte e me te drejta te plota. "Arritjet pozitive te Shqiperise drejt anetaresimit te plote ne NATO jane edhe nje nxitje per t'iu perkushtuar me shume pergatitjes se brezit te ri. Kjo per te pasur njerez te denje dhe profesioniste, te afte per zhvillimin progresiv te shoqerise shqiptare, cfare eshte dhe nje synim i yni i qarte per te ardhmen", ka theksuar Topi. Si Kryeministri Berisha ashtu edhe Presidenti Topi kane ndare dhurata per femijet rome.