Universitetet, asnje lek per 2008
E Merkure, 09 Prill 2008
Universitetet e rretheve po "eglendisen" me materialet e blera qe ne vitin 2007, sepse per vitin 2008 Ministria e Arsimit ende nuk u ka dhene asnje lek. Sipas rektoreve te universiteteve publike te vendit, ende nuk eshte mbledhur Keshilli i Administrimit i universiteteve perkatese, me perfaqesues edhe nga MASH. Si rrjedhoje, ende nuk eshte miratuar as buxheti per vitin 2008. Ne kete menyre, pjesa me e madhe e institucioneve te Arsimit te Larte vuan mungesen e mjeteve te domosdoshme per te permbushur detyrimet e tyre.
Diplomat
Shumica e universiteteve publike te vendit nuk kane leke as per letren qe sherben si lende e pare per diplomat e studenteve. Alarmin e kane dhene drejtuesit e tyre, te cilet kane deklaruar se, edhe pse jemi ne muajin prill, universitetet po e mbajne frymen gjalle me parate e mbetura qe vitin e kaluar, te cilat logjikisht jane ne sasi te paperfillshme. Kjo, sepse fondet e parashikuara per vitin 2007, kane qene te precizuara dhe jane perdorur ne vitin e meparshem. Nese Keshillat e Administrimit nuk mblidhen shpejt, atehere rrezikon qe universitetet te "paralizohen" per shkak se nuk mund te kryhet asnje veprim financiar. Nderkaq, mungesat fillojne te me elementaret. Institucionet e arsimit te larte publik nuk posedojne para as per mjetet me te thjeshta, deri tek ato me te domosdoshmet. Ato nuk kane mundesi financiare per te blere as karburant, as mjete kancelarie, per te mos folur pastaj per investime te medha, aq te perfolura nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Kesisoj, rektoret e tyre jane te detyruar vetem te presin, pasi asnje veprim qe do te benin nuk do te zgjidhte problemet qe ata kane.
Zhbllokimi
I vetmi veprim qe do te zhbllokonte situaten kritike te krijuar ne Institucionet e Arsimit te Larte eshte mbledhja e keshillave perkates te administrimit. Vetem ata ne baze te ligjit per Arsimin e Larte kane te drejte te miratojne gjithcka lidhet me anen financiare te institucioneve qe drejtojne. Pra, behet fjale per buxhetin e universiteteve, i cili miratohet ne baze te propozimeve qe bejne drejtuesit e universiteteve. Keshtu, per te zgjidhur nje problem te tille, duhet qe te mblidhet ky keshill, i cili ka edhe perfaqesues nga Ministria e Arsimit. Sa me shume qe te krijohen vonesa, aq me te veshtire do ta kene universitetet tona per te permbushur misionin e tyre. Gjithashtu, edhe per te bere investime. Nje problem te tille e kishte edhe Universiteti i Tiranes, ndersa gjithcka u zgjidh me miratimin e buxhetin per vitin 2008 nga ana e Keshillit te Administrimit, dy dite me pare.