PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Mbetesit, ruajne noten e provimit te marre


E Merkure, 09 Prill 2008

Nxenesit qe ne vitet shkollore 2005-2006 dhe 2006-2007 kane marre note kaluese vetem ne njerin nga provimet e detyruara, e ruajne kete note edhe ne vitin shkollor 2007-2008. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, nuk eshte pare e arsyeshme qe provimi i marre njehere te jepet serish, per faktin se per nje vit dijet e kandidatit nuk kane ndryshuar. Kesisoj, maturanti qe e ka marre tashme nje lende me detyrim nuk e jep serish ne provimet e detyruara te Matures Shteterore 2008. "Ndersa nxenesi, i cili eshte mbetes qofte edhe ne nje nga provimet e detyruara te Matures Shteterore ne sesionin e pare, nuk ka te drejte te futet ne provimet me zgjedhje. Ky nxenes eshte i detyruar te jape riprovim lendet e detyruara ne vjeshte dhe, ne qofte se i merr ato, ka te drejte te futet ne provimet me zgjedhje vitin e ardhshem", thote udhezimi i Matures Shteterore. Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranes, jane rreth 1400 kandidate, te cilet e kane kryer shkollen e mesme para vitit 2007 dhe kerkojne te behen studente. Keshtu, ne kete vit jane regjistruar maturante te para vitit 2007 me shume se asnjehere tjeter, duke deshmuar keshtu rritje te interesimit per arsimin e larte.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika