PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Zgjedhjet serbe dhe ne Kosove"


E Merkure, 09 Prill 2008

Perfaqesuesi i larte i Bashkimit Evropian, Javier Solana, ka deklaruar ne Bruksel se muajin e ardhshem, zgjedhjet serbe do te mbahen edhe ne veriun e Republikes se Kosoves. Deklarata e papritur, e cila pritet te shoqerohet me reagime te forta nga shteti kosovar, u be dje nga Solana, ne nje paraqitje ne Parlamentin Evropian. Solana refuzoi te jape shume hollesi nese behet fjale per nje vendim institucional te pa zyrtarizuar publikisht, por la te kuptohet se eshte nje prove-test per te pare si do te shkojne zhvillimet e metejshme.

Duke folur dje ne Parlamentin Evropian, mbi situaten ne Kosove dhe zhvillimet qe lidhen me te, Javier Solana deklaroi se "zgjedhjet e 11 majit ne Serbi do te jene te rendesishme edhe per faktin qe per here te pare do te mbahen ne veri te Kosoves". Ndersa ka shtuar: "Duhet te shohim se si do te duket gjithe kjo. Duhet pritur per te pare se si do te zhvillohet situata e pergjithshme ndermjet 11 majit dhe 15 qershorit". Havier Solana, ne biseden me parlamentaret evropiane, ka vleresuar se ne veri te Kosoves "ka pasur disa ndryshime" dhe rrjedhimisht, sipas tij, duhet te jetesohet nje lloj "adaptimi", ne marreveshje me sekretarin e Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon.

Solana iu referua mesit te qershorit, per shkak se ajo eshte fiksuar si kohe per te shpallur zyrtarisht perfundimin e periudhes se tranzicionit ne Kosove. Ndersa 15 dite me vone, pritet qe autoriteti i UNMIK-ut te mbeshtetur nga OKB, te marre fund, duke i lene vendin misionit evropian. Ne lidhje me misionin e Bashkimit Evropian, Solana siguroi dje se "EULEX-i do te shtrihet ne te gjithe territorin e Kosoves por shtoi se rol kyc kane bisedimet. "Nga bisedimet me kreret e Kombeve te Bashkuara varet edhe ceshtja e vendosjes se misionit te Bashkimit Evropian EULEX, ne te gjithe territorin e Kosoves", ka thene Javier Solana, per te shtuar se kjo pritet te realizohet nga fillimi i korrikut.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika