PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pikat e gazit, rrezik per qytetaret


E Marte, 08 Prill 2008

Luljeta Ndoka

Pikat e mbushjes me gaz te lenget, njesite e shitjes se gazit per veturat dhe pikat e karburanteve nuk permbushin kushtet per te ushtruar aktivitetin. Ky eshte konkluzioni qe ka dale nga kontrollet e ushtruar nga tre struktura te mjedisit dhe sigurise. Behet fjale per Agjencine Rajonale te Mjedisit, Inspektoratin e Naftes dhe Gazit, si dhe Policia e Mbrojtjes ndaj Zjarrit. Kontrollet e bera ne 67 objekte, si pika karburantesh dhe furnizimi me gaz te lenget, kishin ne qender te tyre pikerisht kushtet teknike qe permbushin subjektet, dokumentacionin qe ata posedojne si dhe rrezikshmerine e mundshme per qytetaret.

"Sulmi" i tre strukturave qe lidhen me mjedisin dhe sigurine ka nisur me 21 mars te ketij viti. Ne shenjester kane qene kryesisht pika karburantesh, pika te mbushjes se bombolave te gazit, si dhe njesi shitjesh per veturat. Sipas drejtorit te Agjencise Rajonale te Mjedisit, Ilir Bala, nje pjese e ketyre subjekteve kane rezultuar qe nuk i permbushnin kushtet teknike, si dhe dokumentacionin perkates te kerkuar per llojin e biznesit qe ushtrojne. Kryesisht, inspektoret dhe specialistet kane kembengulur ne lejen mjedisore, rrezikshmerine e mundshme qe mund te perbejne keto biznese per qytetaret, kushtet mjedisore, aktet teknike dhe ligjore etj. Sipas drejtorit te Agjencise Rajonale te Mjedisit, ka pasur pika qe kane qene te rregullta, sikurse edhe te tjera, te cilat punonin jashte cdo parametri te kerkuar.

Nje pjese e madhe e 67 subjekteve te kontrolluara gjithsej, jane bllokuar. Sipas kreut te ARM, ato do te qendrojne te mbyllura deri ne plotesimin e dokumentacioneve, kushteve teknike, marrjen e lejes mjedisore etj. Nga numri total i subjekteve te kontrolluara, 39 kane qene pika shitjesh per vetura, 19 dyqane per mbushje gazi, 2 rezervuare nafte, 8 qendra mbushje karburantesh GLM etj. Ato qe kane pasur parregullsi, jane bllokuar, ndersa pritet te merren edhe masa te. Sikurse bejne te ditur burime nga ARM, kontrollet nuk do te perfundojne me kaq. Ditet ne vazhdim do te vazhdoje programi i parashikuar per kontrolle, edhe ne zona te tjera, kryesisht ku ka pasur ankesa nga qytetaret, te cilet kane prane pallatit pika gazi dhe karburantesh, si nje rrezik permanent per ta.

Pikembushjet e bombolave

Nje vend i vecante ne kontroll i eshte caktuar edhe pikave te mbushjes se bombolave te gazit vend e pa vend. Shume prej tregtareve i mbushin bombolat me gaz ne mes te rruges, prane shkollave etj. Madje, nje vend flagrant mesohet te jete prane shkolles "1 Maji", aty ku kalojne qindra femije shkollash


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika