PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Dhori Kule: "UT privat, nese na nderhyjne financiarisht"


E Marte, 08 Prill 2008

Edhe pas miratimit te Ligjit per Arsimin e Larte, Universiteti i Tiranes nuk e gezon ende autonomine e premtuar. Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, ka deklaruar se autonomia e ketij universiteti eshte e cunguar, per shkak te nderhyrjes se vazhdueshme te Ministrise se Arsimit ne ceshtjet financiare. "Nuk mund te bejne asgje lirisht, pa pasur mbi koke dikasterin e Arsimit", eshte shprehur Kule. Ai nuk i ka perfshire te gjithe ne kete "akuze", por ka treguar se disa struktura perpiqen ta bejne gjithnje nje gje te tille. Eshte pikerisht ky shkaku pse Kule nuk e perjashton mundesine e kthimit te Universitetit Publik te Tiranes ne nje privat, duke ofruar cmime me te uleta se tregu aktual i privatit. "Nese do te vazhdojne te na diskriminojne, kete e shoh si zgjidhjen me te mire", eshte shprehur Kule, duke deklaruar se aktualisht universitetet private gezojne autonomine, si dicka mjaft pozitive. Sipas Kules, struktura te caktuara te MASH, i kane me shume sy te mire universitetet private, duke diskriminuar universitetet publike.






Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika